Grabitet godina e Ambasadës Daneze në Tiranë

Ambasada daneze në Tiranë njofton mbylljen e dyerve të saj. Shkak për pezullimin e punës së përfaqësisë diplomatike të Danimarkës në vendin tonë, është bërë një grabitje që ka ndodhur brenda Ambasades Daneze. Lajmi tr-ambasada-dkështë konfirmuar edhe nga vete Ambasada që përmes një njoftimi për shtyp sqaron se për shkak të grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, detyrohet të mbyllë dyert e saj, pa dhënë një datë të saktë se kur do të rifillojë nga puna.

Burime nga policia saktësojnë se bëhet fjalë për vjedhjen e një kompjuteri brenda mjediseve të Ambasadës, që dyshohet se ruante të dhëna mbi takimet e personelit të Ambasadës. Pas incidentit të shënuar policia ka marrë masa për forcimin e shërbimit të ruajtjes së të gjitha ambasadave. Për incidentin në fjalë kanë nisur hetimet si nga policia ashtu dhe nga shërbimi informativ shtetëror, ndërsa nuk jepen të dhëna deri në c”fazë kanë arritur hetimet. (e.n/BalkanWeb)

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Oct 24th, 2009 and filed under Danimark. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: