NJË BASHKËPUNIM SHEMBULLOR MES QKSH ”MIGJENI” NË BORÅS

Në organizim të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë dhe në bashkepunim me shkollat fillore  gjashtëvjeqaren Fjärdingskolan si dhe ate nëntëvjeqaren Bodaskolan në të cilat mësimet i zhvillojnë mbi 60 fëmijë shqiptar u organizua nje vizitë një ditëshe në qendren shkencore per fëmijë ”Universeum” të Geteborgut,  që është qendra më e madhe për shkencën në Skandinavi.

 

Kjo është një traditë e mirë bashkëpunimi mes këtyre shkollave dhe shoqatës shqiptare e cila veprimtarin e vet kulturore e zhvillon në këtë qytet e ku aktorët krysore të kësaj veprimtarie janë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Brämhultit të qyetit të Borås të Suedisë.universum

Përvoja në hapësirë dhe oqeane – të gjitha në të njëjtin vend mund ti gjeshë vetëm në ”Universum” në Geteborg të Suedi!

Universeum është një aventurë e 7.000 metra katror plotë të panjohura të ndërlikuar me ndjenjat kuriozitin tuaj.

Këtu në këtë objekt gjigant, pra në këtë ndertesë janë shtatë kate me përvoja të ndryshme shkencore, sfida emocionuese dhe aftësi të ndërlikuara për vizitorët e rinjë.

Cdo gjë këtu përshtatet në ”Universeum” nga mizat e vogla dhe komponentat e vogla deri tek akvariumi i peshkaqejve alamet të madhenjë në hapësirë të universum (1)pafund.
Kjo shtëpi është e ndarë në gjashtë pjesë dhe ju do të gjeni fakte rreth peshkaqenëve, gjallesave të ndryshme, shkences e teknikes, muzikës bashkekohore.
Pastaj ketu mund të gjesh kopshtin Zologjik të pasur me majmun, gjarpinj si dhe gjallesa te ndryshme nga te katër anët e botës e të cilat nuk rriten dhe nuk qendrojne në vendet skandinave. Por këtu në ”Univereum” të Geteborg është gjithcka e mundur dhe  është tejet fantastike për vizitorët e vegjël.
Ekspozita më peshkaqenë balenë në Oqean ishte shumë atraktive dhe tërheqëse për fëmijet shqiptar. Kjo është në dispozicion në Oqeanin e krijuar enkast per keta peshakqej dhe balena mu në ”Universeum”, në pjesën vetëm para se të shkoni jashtë në  ”Pyllin e shiut” ku fëmijët takuan bukuritë vdekjeprurëse në një ekspozitë të veçantë të zvarranikëve helmues. Kishte lloje që janë në ekspozim në çdo kopsht zoologjik në botë, por edhe lloje të famshme si mambë jeshile, gjarpër me zile dhe disa arthropod helmuese. Gjarpëri më i njohur dhe përmendur në botë Anakonda i cili qendron krenar ketu dhe i pa tundur nga vizitorët e shumtë të cilët janë kurreshtar të dinë dhe mësojnë sa më shumë për te qendron stoik  në ”Pyllin e shiut”. Këtu edhe në tokën e thatë por edhe ne terent e lageshta të ”Pyellit të shiut” mun të gjesh llojet me të ndrysahme të gjarpinjëve helmues të viseve të ndrsyhme të botës.
Frika dhe magjepsia janë terheqese dhe se opinionet mbi gjarpërinjtë janë të shumta..

Jumping majmun Goeldi, zhaba helmuese me ngjyra, buburrecat caimans dhe një merimangë gjigante me flokë. Këto janë vetëm disa nga kafshët që fëmijët shqiptar patën mundësin ti shohin në Universeum.

Ishte interesante dhe t¨åerheqese kjo pjese e ”Universeum” që kishte të bënte me gjallesa te ndryshme të cilat fëmijet nuk kane pasur rastin ti shofin apo takojne por vetëm të kenë dëgjuar për to.

Në pjesën tjeter të snhtëpisë  se quajtur me emrin ”Univeseum” fëmijët ishin kurioz të dinin se si policia e trafikut punon, si ata vozisin veturat e tyre?

Këtu ata patën mundësi për të studiuar mjetet e tyre teknike dhe per të provuar vet se si ato funksionojnë e ketë më së miri e panë dhe provuan voglushet shqipta nga Borås me rastin e vizitës së kesaj qendre shkencore këtu në Geteborg.
Ata patën rastin të vrapojnë  në 100 metra. Të provojnë aftësit e tyre fizike.

Patën rastin të provojnë këmbet e tyre se a kanë shpejtësi të mjaftueshme për një duel me një makinë ?

Këte e provuan shumë nxënës në terenet për vrapime në këtë qendër dhe mbetën te mahnitur me rezultatet qe ata arriten.
Në Kalejdo ata vizituan edhe një ekspozitë të muzikës Di gjej me studio të plotë me teknologji bashkekohore. Ata krjuan melodit e tyre në këto studio , melodi të cilat i dëgjuan me endje. Por edhe vallëzuan me vallet që ata krijuan dhe egzekutuan në keto studio mjaft moderne të kësaj qendre shkencore këtu në qytetin geteborg të Suedisë.

Këtu në këtë qender thonë se është me rendësi angazhim në ”Universeum” për ruajtjen kafshëve të rrezikuara, puna drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe ndërgjegjësimit të mjedisit për ruajtjen e ambientit në planetin tonë.
Këtu në ”Universeum” kanë një këshillë të jashtëzakonshme në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm në përputhje me zhvillimin e të menduarit të mjedisit në shqoqëri nëmenyrë që të ndikohet edhe tek gjenratat e reja ne kete drejtim.
Pra mbrojtja e biodiversitetit dhe ruajtja e specieve është një pjesë e rëndësishme e kësaj vetëdije mjedisore.
Dhe këta në ”Universeum” shpresojnë që edhe vizitorët e ”Universeum” të inkurajojnë  veten në mënyra të ndryshme dhe të kontribuojnë në ruajtjen e specieve të rrezikuara në mjedise te caktuara.//për Albanord.com -Sokol Demaku//

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Oct 25th, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: