Një talent i ri në skenën e Nju Jorkut

Ehad Berisha, është një 14 vjeçar shqiptar, i cili me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të njohur të teatrit amerikanë si Tim Blake Nelson, Richard Mawe, Shorey Walker, Benard Cummings, Matt Savings, Helen Merino etj. Ai ka interpretuar në rolin kryesorë në “Theatre East” në

Ehad Berisha

Ehad Berisha

premierën “Eye of God”, të Tim Blake Nelson, vënë në skenë nga Lisa Devine. Ehadi interpreton rolin e Tomit, në njërën prej skenave më të famshme në botë, “Broadway”. 14 vjeçari, vjen nga një familje patriote e atdhetare nga qyteti i Mamurrasit, me origjinë nga Kosova. Aktori i vogël shqiptar, e ka nisur karrierën e tij që në moshën 4 vjeçare. Ai ka marrë pjesë në një konkurs teatral në “Los Angelos,- IPOP 2008”, ku me sukses fitoi 3 çmime, gjithashtu ka fituar vendin e tretë në “TV Commercials”, për (monologun) monologue dhe vendin e dytë si aktori i vitit 2008. Pas kësaj aktori i ri shqiptar, ka luajtur një nga rolet kryesore në një komedi për fëmijë në skenën e Nju Jorkut. Producenti, aktori dhe shkrimtari i premierës “Syri i Zotit” Tim Blake Nelson , pas Çikagos, do të udhëtojë drejt skenë së Broadway-Nju Jork, për të prezantuar premierën e kësaj shfaqjeje. Ngjarjet në këtë dramë janë të vendosura në një lagje të qytetit Kingfisher në Oklahoma. Një histori dashurie mes një gruaje të pafajshme, një çifti të rinjsh dhe një njeriu të fortë religjioz. Gjithë këtë ngjarje në kohëzgjatje prej më shumë se një orë e gjysmë, e kanë realizuar me shumë profesionalizëm trupa e teatrit “The East Theater”, me aktorët Morgan Baker, Ehad Berisha, Benard Cummings, William Franke, Judson Jones, Helen Merino, Riçard Mawe, Valerie Redd, Matt Savins, Doug Sheppard, Shorey dhe Walker./Beqir Sina, Nju Jork

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Oct 20th, 2009 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: