Permbledhje nga ndeshja futbollistike Shqiperia – Suedia

 -  Kaluan disa dite nga ndeshja mes Kombetares dhe Suedise dhe jehona e krijuar nga TKZ-ja ende s’ka pushuar. Ka qene me te vertete nje nate qe do te mbetet e paharruar per jete e mot nga te gjithe Shqiptaret qe kane qene aty ne perkrahje te djemve tane. Organizimi dhe planifikimi i mbeshtetjes filloi para ca muajsh, kur i veme kontaktet te para me Federaten Suedeze te Futbollit per eeshtjen e biletave tona. Ata na treguan se 800 bileta jane te rezervuara per Shqiptaret, mirepo keto nuk mund te blihen ne Suedi. Kete problem e zgjidhem ne menyre te lehte, i siguruam te gjitha sekcionet perreth asaj te “Tiranes” ne tribunen jugore. Filloi menjehere shperndarja e informacioneve tek deget Shqiptare kudo qe ishin ne Skandinavi dhe dale-ngadale iu bashkuan me qindra veta rezervimeve qe u bene.

Kaluan disa dite nga ndeshja mes Kombetares dhe Suedise dhe jehona e krijuar nga TKZ-ja ende s’ka pushuar. Ka qene me te vertete nje nate qe do te

Suedi 14.Tetor.2009

Suedi 14.Tetor.2009

mbetet e paharruar per jete e mot nga te gjithe Shqiptaret qe kane qene aty ne perkrahje te djemve tane.
Organizimi dhe planifikimi i mbeshtetjes filloi para ca muajsh, kur i veme kontaktet te para me Federaten Suedeze te Futbollit per eeshtjen e biletave tona. Ata na treguan se 800 bileta jane te rezervuara per Shqiptaret, mirepo keto nuk mund te blihen ne Suedi. Kete problem e zgjidhem ne menyre te lehte, i siguruam te gjitha sekcionet perreth asaj te “Tiranes” ne tribunen jugore. Filloi menjehere shperndarja e informacioneve tek deget Shqiptare kudo qe ishin ne Skandinavi dhe dale-ngadale iu bashkuan me qindra veta rezervimeve qe u bene.
Vetem disa dite para ndeshjes erdh lajmi qe na gezoj te gjitheve tej mase, Ramadan ‘Dandi’ Terstena, nje perfaqesues nga TKZ-ja prej Gjermanise na premtoi se do vinte ne Stokholm me tupan dhe parulla te TKZ-se. Pikerisht eka kishim deshire ti shofim ne stadium! Pervee “Dandit” edhe disa djem nga Malmo e Suedise paralajmeruan se do vinin me tupan dhe gjitheka ishte gati qe te filloj festa. Gjithashtu filloi shperndarja e gjitha kengeve te TK-’se qe t’i kendojme se bashku ne stadium.
Diten e ndeshjes u nisa personalisht per aeroport ta pres mysafirin tone nga Gjermania, dhe u nisem se bashku ne mengjesin e ftohte te Stokholmit per ne stadium t’i vejme transparentat tona “Proud to be Albanian” dhe “Tifozat Kuqezi”. Shefi i sigurimit te stadiumit u tregua shume korrekt dhe na lejoi patjeter qe te futem ne dy me te disa ore para ndeshjes qe t’i regullojme te gjitha. Por ketu na doli edhe nje problem, nuk na u lejonte qe t’i fusim transparentat poshte ke fusha, sepse aty ishte vendi per reklama. Na u desh t’i vendosim me larte ne shkallet e stadiumit, por edhe ketu dul problemi qe nuk kishim material te mire per ti kapur forte, por edhe kete e zgjidhem dhe pas rreth 1 ore e gjysem pune ne temperature shume te ulet e kryem detyren tone dhe transparentat u stolisen shume bukur ne stadium.
Gjithashtu tani filloi arritja e gjithe tifozeve nga mbare Suedia dhe Evropa. Na u bashkuan nje grup i madh nga Norvegjia dhe Danimarka, gjithashtu Artori me shoqeri nga Anglia. Por kishim edhe vllazni nga Vjena e Austrise, Finlandes, gjithashtu edhe nje shoqeri qe ishin ardhur mu nga Tirana jone!
Festa filloi ne ora 16:00 ke pubi “East” perballe stadiumit Råsunda. Ishim ne fillim me dhjetera persona por shume shpejt u tubuan me qindra veta dhe filluan kenget dhe brohoritjet per Shqipnine Etnike! Nga suedezet qe kalonin prane gjysma u treguan te befasuar dhe gjysma te gezuar ta shijojne harene tone ne Stokholmin e ftohte.
Pas nje kohe te shkurter kenga jone kishte marre aq jehone sa qe kinse i pengojke banoreve te rrethines, por as ankesat e tyre nuk na ndalen dhe atmosfera vetem sa shkoi e u rriti ke oret e vona. Rreth nje ore para ndeshjes filloi marshimi drejt stadiumit. Me kenget ‘Besa Bese’ dhe ‘Xhamadani Vija Vija’ armata kuqezi iu drejtua tribunes jugore.
Personalisht mbeta i befasuar me numrin e tifozeve qe kishin arritur, vetem disa dite para ndeshje me telefonuan gazetat dhe me pyeten saktesisht per numrin e tifozeve qe do vine – rreth 1000 ishte pergjigja ime. Por qe do dalin mbi 2200 tifoza Shqiptare nga mbare Evropa ne nje dite pune, sidomos ne mot shume te ftohte nuk e kam besuar! Problemi i vetem ishte qe disa Shqiptare kishin siguruar bileta ne tribunat lindore, veriore dhe nuk ishim te gjithe ne nje vend, por shumica derrmuese ishim vendosur tek tribuna jugore.
Organizimi filloi dhe Dandi e siguroi vendin larte ne tela, fatkeqsishte sigurimi kishte vendosur qe t’na rrethoje jo vetem me rrjete por edhe me hekra qe na ndane ne mes gjithe tifozeve. Lutjet tona qe te hiqen keto qe te bashkohem shkuan ne vesh te shurdher. Arsyeja ishte qe “nuk mundem t’ju kemi nen kontroll ne ate menyre”. Por as kj nuk na ndaloi qe t’ia fillojme festes, pas nje fjalimi nga tupanxhia jone nga Gjermania filloi Himni i Flamurit, fillimi i ndeshjes u percoll me brohoritjet “SHQIPERI ETNIKE, SHQIPERI ETNIKE”. Besa aq larte sa qe e vetmja brohori qe u ndegjua ne tere stadiumin ishte kjo e jona.
Djemte tane nuk ishin po ne ate forme sie na deshti zemra, 0-1, 0-2 dhe 0-3 erdhen shume shpejt, por ne vend te dorezimit filluan brohoritjet edhe me te larta, “DUAM FITORE” dhe “OJ LULIJA JONE..”! Pas nje kohe te shkurter ua filluam per inati te kendojme edhe “PORTUGAL, PORTUGAL”, gje qe nuk u pelqye fare nga tifozet Suedeze, qe cuderisht nuk u degjoshin fare ne perpjekjet e tyre t’na mbizoterojne me ze.
Pas fillmit te pjeses se dyte u vendosem me tupanxhine me larte ne stadium qe te ndegjohet tupani me mire, gjithashtu u ndezen fishekzjarret e para, sigurimi i stadiumit mu afrua dhe kerkoj qe te shuhen urgjentisht, pergjigja ime ishte shkurt e Shqip qe “nuk muj me i kontrollu” me nje buzeqeshje te madhe.
Me ne fund edhe Salihi na gezoj me gol dhe e gjithe stadiumi per disa momente u dridh ne gezime dhe raundi i dyte me fishekzjarre filloj te ndizet! Deri ne fund te ndeshjes vazhduan kenget tona por edhe pas saj.
Per te qene aq te ndame sa ishim per shkake te sigurimit, gjithashtu shumica dermuese ishin familjar etj qe me pare nuk kan qene ne stadion ishim ne nivele. Pas ndeshjes shume mendime kan ardhe edhe prej gazetave dhe suedezeve. Ja pra edhe disa nga to;
Patrik Ekwall, njeri nga gazetaret me te njohur te futbollit Suedez e pershkroj keshtu; “Tifozet Shqiptar jane me numer te madhe, shumica te veshur kuqezi dhe momentalisht po ndihem me shume se 20 000 suedeze.”
Olof Lundh, njeri nga ekspertet me te medhej te Suedise shkruan; “rreth 25 000 veta kan ardhur ne Råsunda, ata qe ndihem me se shumti jan Shqiptaret me tupana, kenge magjike dhe fishekzjarre, e tere stadiumin po e ndezin ne kuqezi me atmosferen te gjalle qe e sollen.”
Ndersa nje tifoz (Gustav Svensson) qe ishte i pranishem thote; “Ne fushe nuk kishte dyshim se kundershtari ishte me i dobet se ne, por tifoz si Shqiperia per kohe te gjate nuk kam pare, ishin duke humbur 0-3 dhe kenduan me larte se ne fillim te ndeshjes, fishekzjarret jo vetem qe e ndezen tribunen por me kenget e tyre i shukaten tifozerin Suedeze qe ishte 12 here me i madh ne numer.”
Ndersa i pranishem ne stadion ishte edhe Viktor Bakkeryd qe ishte i mendimit se; “Tifozeria jone u mundua ti jepte fuqi Suedise me kenge te lodhura ku as gjysa nga ne nuk kenduan, ndersa Shqiptaret me tupanat dhe kenget e tyre magjike i jepen fryme tere stadionit, ishin me te vertete te papare”.
Me ne fund, patjeter qe pershtypja qe e lame ne Stokholm dhe Suedi ishte shume e bukur, shumica dermuese ishin shume te mahnitur me paraqitjen tone, dhe gjithashtu fituam shume kontakte me te rinje qe se shpejti do te jene ne mesin e TKZ-se.
Dhe te gjithe ishim te nje mendimi, qe ate nate edhe Stokholmi u fut ne harten e SHQIPNISE ETNIKE!//Salih Shala

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Oct 21st, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: