Riza Halimi dhe Jonuz Musliu në Stokholm

Lugina e Preshevës, e përfaqësuar nga krerët politikë Riza Halimi dhe Jonuz Musliu, pati sot rastin ta shtrojë çështjen e vet direkt te kryesuesi i radhë në BE, në kryeqytetin suedez. Ata u pritën në një sërë takimesh të ndara nga partitë më të mëdha politike në parlamentin suedez, kurse nesër do të pranohen te Departamentin e Jashtëm, institucioni që është i ngarkuar enkas me detyrën e organizimit praktik të kryesisë suedeze të BE-së.

Riza Halimi e Jonuz Musliu/montazh

Riza Halimi e Jonuz Musliu/montazh

Lugina e Preshevës është regjioni më i pazhvilluar në Evropë, ndërsa shumica shqiptare atje u eksponohet frikësimeve të përditshme dhe diskriminimit. Krahu nacionalist në Serbi e ka militarizuar tërësisht konceptin e sigurisë, duke i lënë mënjanë aspektet sociale, ekonomike, kulturore etj. Shqiptarët ndjehen të cenuar, por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndjehet e sfiduar, meqë ajo ishte garant i marrëveshjeve të paqes më 2001. Ky qe, me pak fjalë, thelbi i mesazhit të dy krerëve shqiptarë.

Riza Halimi dhe Jonuz Musliu ofruan shembuj të numërt për t’i mbëshetur pohimet e veta, prej lëmit social e ekonomik, e deri tek arrestimet e keqtrajtimet masive të qytetarëve. Ata theksuan që krahu nacionalist në Serbi po i shkel në Luginë të gjitha ato të drejta e parime, në të cilat thirret vazhdimisht kur flet për serbët e Kosovës.

Përfaqësuesit shqiptarë u pritën nga një sërë parlamentarësh të rëndë suedezë. Walburga Habsburg Douglas dhe Gustav Blixt të partisë kryesore qeveritare, asaj konzervative. Birgitta Olsson, e partisë qeveritare liberale. Bodil Ceballos, Hakan Sundberg dhe Kaplan Mehmet të opozitës. Si dhe socialdemokrati Urban Ahlin, zëvendëskryetar i komisionit të jashtëm parlamentar, politikan i rryer me përvojë nga Ballkani, e i përmendur si kryeministër i ardhshëm i vendit në rast të fitores së të majtës në zgjedhjet 2010.

Mikpritësit suedezë i dëgjuan me vëmendje e shqetësim fjalët e krerëve shqiptarë. Ata u kërkuan krerëve shqiptarë propozime konkrete, me ç’rast Riza Halimi dhe Jonuz Musliu kërkuan që procesi i afrimit të Serbisë në BE të kompletohet edhe me “komponentën preshevare”.
Krerët shqiptarë u përcollën në takime nga Arbër Ibrahimi, veprimtar politik nga Lugina e Preshevës, i cili ishte nismëtar dhe organizator i takimit. Në organizimin e takimeve ndihmuan edhe Avni Dervishi, sekretar në parlamentin suedez, Anders Wessman nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Suedi, si dhe Qendra për vetëvendosje në Stokholm.

/bujanoci.net

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Oct 2nd, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: