Zëvendëskryeministri Kuçi për vizit në Suedi (përmbledhje)

 Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me me raportuesin special të Këshillit të Evropës për Kosovën në Këshillin e Europës, Bjorn Von Sydo

24.tetor.2009

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Suedi është takuar me raportuesin special të Këshillit të Evropës për Kosovën në Këshillin e Europës, Bjorn Von Sydov, njëherësh ish-ministër I Mbrojtjes në Qeverinë e kaluar të Suedisë. 

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi e njoftoi z.Sydov për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, në veqanti për procesin e zgjedhjeve, duke u shprehur

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

 se procesi në fjalë është duke shkuar jashtëzakonisht mirë.

Z.Kuçi tha se janë krijuar kushte të volitshme për kthimin e serbëve në Kosovë dhe është bërë progress në respektimin e lirive të njeriut dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. 

Nga ana e tij, z.Bjorn Von Sydov shprehu ineteresimin për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe në veqanti përshëndeti iniciativën e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për ndërtimin e shtëpive të minoritarëve serbë, të cilët kanë vendosur të kthehn në Kosovë.  

Z.Sydov premtoi se shumë  shpejt do ta vizitojë Kosovën, për t’i parë nga afër zhvillimet e reja në rajon.

 

23 tetor 2009

Zëvendëskryeministri Kuçi pritet në Stokholm nga Maria Åsenius keshilltare politike e ministres për Evrope Cecilia Malmström, ministrja për Zhvillim dhe bashkëpunim, Carlson dhe autoritete tjera suedeze

Në kuadër të Forumit të nivelit ndërkombëtar “Ditët e Zhvillimit të Evropës”, që po mbahet në Stokholm të Suedisë, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka zhvilluar takime me personalitete të larta të shtetit suedez.

Sot zëvendëskryeministri Kuçi ka zhvilluar takime me ministren për Çështje Evropiane të Suedisë, Marina Osenius, me sekretarin e Departamentit për shtetet e Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Kersin von Hedenberg. Në orët e pasditës zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës ka takuar ministren për Zhvillim dhe Bashkëpunim me shtete e BE-së, Gunilla Carlson.

Në takimet e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi me autoritetet e larta të Suedisë është diskutuar rreth rreth forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve.

Zëvendëskryeministri Kuçi me këtë rast falënderoi qeverinë dhe popullin suedez për përkrahjen e vazhdueshme dhënë deri për Republiken e Kosovës dhe në të njejtën kohë mirëpriti gatishmërin e vazhdimësisë së mbështetjes suedeze për avancimin e të gjitha proceseve pozitive në Kosovë.

Në të gjitha takimet e sotme zëvendëskryeministrit Kuçi në Stokholm, është ngritur edhe çështja e mbështetjes dhe lehtësimeve rreth liberalizimit të vizave, mundësia e mbështetjes suedeze për ngritjen e kapaciteteve investive në fushat me prioritet për zhvillimin e Kosovës, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, edukimit dhe mjedisit.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi gjatë takimeve me autoritetet e shtetit të Suedisë, po ashtu mori mbështetjen e plotë të qeverisë suedeze për rritjen e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.

Nga ana e tyre, anëtarët e kabinetit qeveritar suedez, ministrja për Çështje Evropiane të Suedisë, Marina Osenius, ministrja për Zhvillim dhe Bashkëpunim me shtete e BE-së, Gunilla Carlson, si dhe sekretari i Departamentit për shtetet e Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Kersin von Hedenberg, gjatë takimeve me zëvendëskryeministrin Kuçi theksuan përparimet që janë bërë viteve të fundit në Kosovë, duke potencuar në këtë kuadër investimet në edukim, infrastrukturë, në integrimin e komuniteteve dhe respektimin afirmativ të të drejtave të tyre, me theks të veçantë integrimin e komunitetit serb.

Autoritetet e larta të qeverisë suedeze, morën njoftime nga ana e zëvendëskryeministrit Kuçi edhe rreth përgatitjeve që është duke i bërë Qeveria e Republikës së Kosovës, për themelimin e Ministrisë së Integrimeve, si një hap substancial që dëshmon që për Kosovën dhe institucionet e saj Agjenda Evropiane është prioriteti kryesor i zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit.

Nesër, zëvendëskryeministri Kuçi do të takohet me Bjorn von Sydow, deputet në Parlamentin e Suedisë dhe Raportues Special për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Evropës. /zyra e kryeministrit/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Oct 25th, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

2 Responses for “Zëvendëskryeministri Kuçi për vizit në Suedi (përmbledhje)”

  1. Bashkimi says:

    Avni faleminderit per kete permiresim.
    Ne e kemi marr kete lajm tek faqja zyrtare/zyra e kryeministrit, në fundë të artikullit shkrun edhe burimi qe eshte marr nga atje don të thotë qe ketu zyra e kryeministrit ka ban pak propagand . burimi origjinal gjendet këtu

    1 http://www.ks-gov.net/pm/?page=1,9,961
    2 http://www.ks-gov.net/pm/?page=1,9,959

  2. Te nderuar ju lutenm dy gjera
    1. Ne lajm shkruan gabim se “zëvendëskryeministri Kuçi ka zhvilluar takime me ministren për Çështje Evropiane të Suedisë, Marina Osenius”. Maria Åseniuis nuk ështe ministre, por Keshilltare Politike e minstres per Evrope Cecilia Malmström.
    2 Unë e di të sakte se qështja e lirisë së mediave është ngritur në pah gjatë bisedës se Maria Åsenius dhe Kucit. Sepse Kosova ka rne per 18 vende poshte sa i perket lirise se mediave dmth gazetaret ne Kosove po kercenohen e nuk po lejohen ta mbarojne punen ashtu si duhet.

Posto një koment: