Çmimi për kulturë që e ndan bashkësia e qytetit Angered në Göteborg sivjet u ndahet muzicientës Eva Åström Rune, shkrimtarit Jens S jensen dhe aktores Fortesa Hoti.
Gjithësejt 50 000 kruna do të ndahen të enjten për tre fituesit e çmimit. Ndarja e çmimeve do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Qendër të Angeredit.
Çmimi për kluturë i Angeredit ndahet për çdo vit nga administrata e bashkësisë së qytetit në Lärjedalen dhe Gunnared.
Fortesa Hoti u bë e njohur me rolin e Roxana Nilsson-it në serinë dramatike “Andra Avenyn”. ishte nominuar si aktorja më e mirë për rolin e femrës në çmimin televiziv të Aftonbladet më 2007 dhe më 2008.
Në qershor të këtij viti Fortesa ka filluar me inçizimet në filmin e dytë ku ajo merr pjesë në “Orion”. Ky film pritet të jetë gadi më 2010.
Fortesa Hoti erdhi në Suedi më 1992./shs/sr albanska/.