
Illustration: Lotta Persson
Simptoma të gripit të ri
Simptomat më të zakonshëm të gripit të ri janë
ethet, kollitja, dhembje trupi, kokëdhembje,
dhembje fyti dhe molisje. Nganjëherë ndodhë
që edhe të keni diarre dhe të vjellni.
Shmangiuni infektimit
Është mirë të lani duart shpesh dhe mirë me
sapun dhe ujë, dhe të mos futni gishtat në
hundë, të mos prekni sytë apo gojën.
Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga
infektimi është vaksinimi
Dikush mund të sëmuret rëndë
Disa persona rrezikojnë të sëmuren rëndë nga
gripi andaj dhe kanë nevojë për ilaçe të veçanta
kundër virusit. Nëse dikujt që rrezikon të sëmuret
rëndë i paraqiten simptoma të gripit apo
ka qenë në kontakt me dikë që ka gripin ai/
ajo duhet të kontaktojë entin shëndetësor. Kjo
sidomos vlen për:
• shtatzëna
• fëmijë me mangësi funksionale
• të rritur dhe fëmijë që vuajnë nga sëmundje:
– sëmundje zemre ose mushkërishë
– diabet
– imunitet të dobësuar
– hiv
– sëmundje neuromuskulare
– sëmundje mëlçie apo veshkësh
– peshë ekstreme trupore
Në rast se sëmureni
Shumicës së njerëzve gripi i kalon vetvetiu,
mirëpo nëse dikujt i keqësohet shëndeti atëherë
ai/ajo duhet t’i drejtohet enteve shëndetësore.
Enti shëndetësor duhet të kontaktohet nëse
• vuani nga ethe të larta më gjatë se tri ditë
• keni vështirësi në frymëmarrje ose nëse buzët
dhe lëkura marrin ngjyrë si në të kaltërt
• ndjeni dhembje në gjoks
• kollitni gjak
• ju thahet goja dhe urinoni shumë pak
• vjellni shumë dhe e keni vështirë të pini
mjaftueshëm.
Enti shëndetësor duhet poashtu të kontaktohet
nëse keni fëmijë të moshës nën dy vjeçare dhe
të cilëve u paraqiten simptoma të gripit.
Nëse dikujt që është sëmurë i paraqiten
sulme ngërçi, nuk reagon si zakonisht ose
duket i hutuar, ose nëse një fëmijë që sëmuret
plogështohet dhe nuk do të luajë, atëherë duhet
menjëherë të kontaktohet enti shëndetësor.
Është mirë të telefononi dhe të këshilloheni
me personelin e entit shëndetësor para se të
shkoni te ta. Është shumë me rëndësi që të
zvogëloni rrezikun e përhapjes së infektimit.
Ju mund të telefononi entin shëndetësor për
këshillim në çdo kohë.
Çka ju vetë mund të bëni?
Në rast se sëmureni duhet të rrini në shtëpi dhe
t’i shmangeni kontakteve me të tjerë. Ju mund
të infektoni dike bile edhe një ditë pasi që ethet
t’u kenë kaluar, apo edhe deri në shtatë ditë
pasi u janë paraqitur simptoma të gripit. Jeni të
kujdesshëm dhe kollituni dhe teshtini në sqetull
të bërryllit ose në ndonjë faculetë letre të cilën
pastaj do ta hudhni në shportë mbeturinash.
Është mirë të pushoni, por edhe nuk keni
nevojë të rrini shtrirë në krevat tërë kohën. Është
mirë që nganjëherë të ngriteni dhe të lëvizni nga
pak. Duhet që të pini diç më shumë se zakonisht
që të kompenzoni lëngjet që trupi humb për
shkak të etheve. Është poashtu mirë që të
provoni të ngrëni, si p. sh. akullore apo jogurt.
Nëse u janë zënë hundët do ta keni më lehtë të
merrni frymë nëse fleni me kokën sa më lartë.
Barëra pa recetë
Mund të përdoren barërat kundër dhembjes
dhe për zbutje ethesh, p. sh. aso që përmbajnë
paracetamol, si Alvedon ose Panodil. Në rast
kolli të thatë ngacmues mund të provoni barëra
kundër kollit që përmbajnë noskapin. Nëse u
janë zënë hundët mund të provoni sprej hunde,
por jo më gjatë se dhjetë ditë me radhë. /marrë nga 1177/