Jackson’i i kosovarëve

Artan Kajtazi është shpallur imituesi më i mirë i Michael Jackson në një konkurs të televizionit suedez TV4, të cilët në finale kishin dërguar tre persona, por juria e kësaj gare ka zgjedhur kosovarin si imituesin më të mirë të Micheal.

Artan Kajtazi

Artan Kajtazi

Votuesit e Artanit kanë pasur mundësinë të votojnë për imituesin edhe nëpërmes faqes se gazetës “Aftonbladet”, përderisa me të kuptuar lajmin Artani ka thënë se është shumë i kënaqur për shpërblimin e dhënë.

Konkurrent i denjë i Artanit ka qenë edhe një djalë i ri që po ashtu është shpërblyer nga juria, por kampion është shpallur kosovari.

Kajtazi ndërkaq ka thënë se paratë e fituara do t’i investojë në bërjen e një CD të re, ndërkaq përpos shpërblimit material, Artani ka fituar edhe një double CD me film dhe muzikë të filmit të fundit të Michael Jackson “This Is It”.

“Nuk kam shkuar në ndonjë shkollë, por kam imituar Micheal Jackson qëkurse ka qenë i vogël. Paratë e fituara do i investoj në video të tjera për Jackson”, ka thënë Kajtazi për televizionin suedez. Imituesit e legjendës së muzikës pop, Micheal Jackson kanë vërshuar botën pas vdekjes së tij. Një ndër ta është edhe Kajtazi, i cili konsiderohet imituesi më i mirë i Jackson në Suedi./Ardian Jasiqi – gazeta express/.

Video ku Artani imiton Jackson:

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Nov 26th, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: