Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës dhe IPAK do të organizojnë një konferencë ku do të bëhet fjalë për mundësitë e investimeve në Kosovë. Konferenca do tëmbahet të enjten, më 26 nëntor 2009 nga ora 15:00-17:00,në lokakalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Amthausgasse 3, 3012 Bernë.
Ekonomia e Kosovës
Viteve të fundit, në veçanti nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka shënuar një progres të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të saj. Përkundër krizës ekonomike dhe financiare botërore, Kosova është njëri ndër shtetet e pakta evropiane që vazhdon të ketë rritje pozitive ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2009 do të jetë afër 4 për qind.
Me euron si valutë zyrtare dhe me një inflacion prej rreth 2 për qind, Kosova ka një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik. Sistemi financiar dhe bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik.
Investimet e huaja direkte
Kosova ka një klimë shumë të përshtatshme për afarizëm dhe investime të huaja. Tatimet janë të ulëta, ndërsa sistemi tatimor është shumë i thjeshtë. Përmes reformës fiskale tatimi i korporatave është përgjysmuar në 10 për qind, ndërsa tatimi në të ardhura personale është progresiv dhe jo më i lartë se 10 për qind. Kosova ka njëri ndër regjimet më liberale tregtare të Evropës. Taksa doganore prej 10 për qind është ndër më të ulëtat në Evropë, përderisa taksa për eksporte është zero.
Kosova ka një legjislacion modern, të përafruar me atë të Bashkimit Evropian. Bashkë me mundësitë e mëdha për investime, vendi po bëhet gjithnjë e më atraktiv për investitorët e huaj.
Programi i konferencës
15:00-15:30 Regjistrimi
15:30-15:45 Fjala përshëndetëse e ambasadorit të Republikës së Kosovës, z. Naim Malaj
15:45-16:00 Gjendja e përgjithshme ekonomike në Kosovë dhe përkushtimi i qeverisë për tërheqjen e investimeve të huaja, Lutfi Zharku, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
16:00-16:30 Klima e biznesit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë, Kujtim Dobruna, udhëheqës i zyrës së IPAK-ut në Vjenë
16:30-16:45 Shemuj të investimeve në Kosove, Fetaxid – Vali Ranch.
16:45-17:00 Diskutim & Pyetje përgjigje
17:00-18:00 Apero / mundësi për biseda të drejtpërdrejta
Gjuha e prezantimeve: Frengjisht, gjermanisht dhe anglisht
Regjistrimi duhet të bëhet duke kontaktuar ambasadën përmes: Tel. +41 31 310 06 90; Fax: +41 31 310 06 91 dhe e-Mail: embassy.switzerland@ks-gov.net
Dita e fundit për konfirmim të pjesëmarrjes: 25 nëntor 2009