Në Gisllaved (Suedi) dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore

Dita e Flamurit 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ditëlindja e Komandantit legjendar të UCK Adem Jasharit u shenua në mënyrë madhështore në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare por edhe në diasporë.

ballina-flamuriNe ishim prezent në qytetin  Gisllaved në Suedi ku me organizimin e Shoqatës kulturore shqiptare “Nëna Terezë” nga ky qytet dhe në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg u mbajt një manifestim madheshtor me rastin e kremtimit të ketyre festave.

Fjalën e rastit për rëndësin e datës hisotrike të 28 Nëntorit e mbajti arsimtari i mesimit të Gjuhës shqipe në këtë qytet Muhamet Thaqi, i cili në mes tjerash tha se kjo datë është një ndër datat më të rëndësishme të histo­risë së popullit tonë sepse në këtë datë ne festojmë tri ditëlidn­je, ate të Flamurit kombëtar, të pavarësisë së Shipërise dhe ditëlindjen e Komndantit legjendar të UCK Adem Jashari.

flamuri1Salla në këtë qytet ku mbahej ky manifestim për këtë ditë madhështore ishte stolisur më flamuj shtetror dhe kombëtar dhe ate të SHBA aletti krysort ë popullit shqiptar ne luftë për clirim dhe pavarësi. Të rinjët dhe të rejat e ketsaj treve e që në numër nuk janë të pakët kishin përgatitur një kolazh me këngë dhe valle shqiptare, por edhe me të vegjlit ishin angazhuar që sado kudo të ndihmojnë në këtë të kremte të madhe. Ata u prezentuan para publikut me recitime dhe valle popullore.

Numri i të pranishmëve në këtë mbremje solemne ishte per lakmi por edhe organizimi kishte berë të vetën, pra ishte per cdo lavadat puna e shoqates Nëna terez të qytetit Gisllaved.

Por duhet theksuar se më madheshtore ketë mbrëmje e bënë prezenca e ansamblit të valleve të Shoqatës Kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg me në krye mësuesin e gjuhës shqipe dhe koreografin e valleve të ketij ansambi  Hamdi Arifaj.

flamuri2Nga Hamdiu ne mësuam se nëqytetin Falkenberg qe ka kohë që funksionon kjo shoqatë kulturoee shqiptare dhe se rezultatet e punës janë per cdo lakmi.

Nga mësuesi Hamdi Arifaj mësuam “se në fillim të vitit 2006 lindi një ide nga nxënësit që edhe njëherë ta riformojmë grupin e vallëzimit. Me 17 janar 2006 u tubuam në shkollën e Tångas dhe aty filluam me punë me një grup të valltareve, ku fillimisht në gjirin e vet bashkoj vetëm vajza ato ishin 20 vajza, pa asnjë djalë disi djemtë po hezitojnë me marr pjesë.  Kësaj radhe grupin e emëruam me emrin “Shqiponja e Maleve”  që  ka të bëj me emrin e  qytetit ku jetojmë dhe veprojmë Falkenberg.  Kemi edhe lobin e grupit.Vajzat janë nga mosha 13 deri në 16 vjeç”.

Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga ky qytet kanë një bashkëpunim të ngushtë me të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg ku së bashku organizojnë manifestime të ndryshme kultutrore në perkujtim të datave të rendësishme historike të popullit tone.

Qellimi ynë thonë mësusit e gjuhes shqipe Muhamet Thaqi nga Gisllaved dhe Hamdi Arifaj nga Falkenberg është që megata shqipatre në Suedi të jetë e bashkuar, dhe të punohet same shume në ruajtjen dhe kultivimine  gjuhës, kulturës dhe traditës sonë shqiptare të fëmijët dhe të rinjët tanë.

Ata janë optimist në këtë kanë plane ambicioneze për punen e tyre, por thonë se duhet vetëm angazhim dhe pune për realizimin ekrejt kësaj./Sokol Demaku/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Nov 28th, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

4 Responses for “Në Gisllaved (Suedi) dita e Flamurit u shënua në mënyrë madhështore”

  1. Hyseni says:

    Balia me e shkel boten a?. Ma tuts i madh se ai nuk ka.

  2. Driton says:

    Hamdi Arifaj osht hajn dhe qen i madh

  3. NAIMI says:

    Mir dita HAMDI ARIFAJ ju pergezoj me programin tuj SHQIPJA E MALEV qe asht shum shikur dhe i bukur te falenderom per punen tande pa lodhshme qe ebon ti per popllin shqiptar flm. ….. NAIM . SYLA

  4. paPy says:

    BALI Europen e shkele tash po pritet me shkel edhe boten
    veq vazhdo se ma i forti je …

Posto një koment: