ODE POEZISË

ODE POEZISË

Buzëliqenit me kitarë
Me ritmin e valeve të muzikës
Shkallëve të qiellit ngjitesh madhështore.

My yjet e largët diskuton.
Netëve të qeta
Hëna të buzëqesh ëmbël.

Dashuri e patradhtuar e poetit,
E përjetshme dhe besnike
E të gjitha kohëve.

Burim i pashterur i së bukurës
Anije e madhe
Në detin e zemrave të ngrohta.

Me emrin tënd lidhen lulet kurorë,
Gërshetohen flokët e vajzave belholla.
Me emrin tënd dhurohen puthje,
Nga buzët e njoma
Rrjedh ciltërsia.

E pakapshme për syrin,
S’njeh kufi urrejtjesh,
Vëllazëron armiqtë e tokës,
Shtrohesh në cdo konak
Me gotën e rakisë,
Zgjohesh e celur mëngjeseve
Me frymën e poetit.

Borë e bardhë,
Jorgan i grurit në dimër,
Dielli i ngrohtë në pranverë,
Që shkund vesën nga bari.
Gjum i ëmbël në djepin e fëmijës
Shpirt i rrënjosur në shpirtin e poetit.

—————————————————

Ibrahim Abedini u lind më 26 shkurt 1958 në fshatin Zagracan, rrethi i Strugës. Më 1981 u diplomua në Universitetin e Shkupit, pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ibrahimi shumë pak ka punuar në profesionin e tij të preferuar, për të mbijetuar u detyrua të punonte me punë të rënda fizike, por interesimin për letërsi nuk e humbi asnjëherë. Sot Ibrahim Abedini jeton afër qytetit Göteborg në Suedi. Nga libri i tij të katërt “Brengat e liqenit” kam zgjedhur për ju “Ode poezisë” – një prej poezive të librit që edhe kam përkthyer suedisht.

Nga   Ullmar Qvick

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: