Kështu thot Mediana Avdiu,

Mediana Avdiu
farmaciste dhe shefe për kualitetin e barërave në kompaninë private Natumin Pharma në Tenhult afër Jönköpingut. Ajo përcjell rekomandimet e saj tek prindërit dhe të gjithë qytetarët e tjerë të cilët ende mbajnë mëdyshje rreth vaksinimit kundër të ashtuquajturit grip i derrave.
Ndërkohë u konstatua edhe një rast i vdekjes nga gripi i ri i ashtuquajtur grip i derrave. Kësaj here në rrethin e Örebro-s. Thuhet se personi i vdekur i takonte grupit me risk. Deri më tash informacioni është konciz dhe këshilli i qarkut ka ftuar një konferencë shtypi.
Gjithësejt tre veta në Suedi kanë vdekur nga gripi i derrave, A/H1N1.
Përveç këtyre rasteve gjatë uikendit vdiq edhe një fëmi tre vjeç pas goditjes nga gripi i derrave por ende nuk është e qartë nëse gripi i derrave ishte shkak direkt i vdekjes së tij.
Kurse gjatë kësaj jave zë fill vaksinimi i fëmijve shkollor kundër gripit të derrave në pjesë të ndryshme të vendit si në Skåne, Blekinge, Uppsala dhe në Stokholm.
Prindërti në Stokholm, fëmijët e të cilëve shkojnë në shkolla, tashmë kanë marrë ose do të marrin gjatë kësaj jave informacion rreth vaksinimit dhe do të plotësojnë një deklaratë shëndetësore ku ndër të tjera do të japin pëlqimin nëse fëmija ose fëmijët e tyre do të vaksinohet apo jo.
Fëmijët do të marrin një dozë më të vogël të vaksinës në krahasim me të rriturit. Sipas Institutit për mbrojtje infektive dhe autoritetit për ilaçe kjo bën që fëmijët të pësojnë efekte më të lehta anësore.
Ndër prindër pikëpamjet rreth vaksinimit janë të çara./SRI albanska/
Pershendetje!
Kisha pas deshire te tregoj dikush qe ka marr ate vaksin shkaku se ka dilema te medha te mirret apo jo ,sigurisht se memire te merret,por tregimin per te ai qe ka marr mund te dije e shume.
Ketu ku jetoj isha te pyes me thane se vetem kush ankon nga ndonje semundje eshte nder te paret qe merr si psh.asma,mushkerit,nga zemra e keshtu te shendoshit me vone nuk e di pse por keshtu me than!
flm per pergjigje.
Jeni e sigurt se nuk eshte rrezik te marresh vaksinen kunder gripit te derrit?
Disa thone se ka shenja anesore ndikon ne sistemin nervor ,disa thone se ata qe vuajn nga zemra ,astma,dhe diabeti do te rrezikohen me shume.
Ende per mendimin tim nuk din askush te jape sakt efektet negative te ketyre vaksinave .
Kisha kekuar nga ata qe kane marre kete vaksin te tregojn diq me shume se qfar ndryshimi kan pas marrejes dhe akan pas ndonje problem,
pershendetje!
Përshendetje Sami. Mu nuk me ka ardh ende radha me e marrë, por do e marrë.
Kam 2 të aferm/aferme që punoin në shërbimet shëndetësore (në suedi), ato i kan marrë, nuk kan pas ndonje komplikim , ndonje problem, krejt normale si gjdo vaksin tjeter e vetmja penges eshte shfaq tek njera nje temperatur ne 24 oret e kohes kur e ka marr vaksinen (reagime qe mund te ndodhin edhe nga gjdo vaksin tjeter).
¨
Keto dit sa ma shpejtë që mundem do të mundohem te pergadis një artikull të veqant në albanord.com në bashkëpunim me 2 mjek shqiptar që jetoin/punoin si mjek në gjermani.