Përfaqësuesi i Danimarkës ishte i mendimit se pavarësia është shpallur në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Flamuri i Kosoves dhe flamuri i Danimarkes - Montazh
Thomas Winkler zëvendëssekretar i ministrisë së Jashtme, theksoi se Danimarka ka insistuar që zgjidhja të bëhet me dialog, por negociatat me ndërmjetësimin e Marti Ahtisarit dhe Trojkës, për fat të keq dështuan, ndërkohë që status quoja e atëhershme ishte e paqëndrueshme. Kosova është rast i veçantë dhe nuk mund të përdoret si precedencë. Dy janë shkaqet që atë e bëjnë të veçantë: dhuna dhe prezenca ndërkombëtare sa i dhe statusi i Kosovës brenda Jugosllavisë.
Thomas Winkler në fund theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të kenë edhe perspektivën evropiane, duke shtuar se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk mund të kthehet mbrapsht.