FC Kosova nga Frankfurti – klubi më i suksesshëm shqiptar në Gjermani

Sportistët e shpërblyer nga FFSHGJ

Sportistët e shpërblyer nga FFSHGJ

Në Nürnberg të Gjermanisë FFSHGJ organizoi një manifestim me rastin e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2009. Në këtë manifestim ku pos shpalljes së 10 futbollistëve më të mirë për vitin 2009, klubit më të mirë, futbollistit më të mirë, trajnerit më të mirë, punëtorit sportiv më të mirë dhe gjyqtarit më të mirë për sivjet, pati edhe një program muzikor, ku mysafirët i argëtuan këngëtari i shquar Rifat Berisha me Gazin dhe Valentinën. Kur jemi të mysafirët në këtë manifestim morën pjesë krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, kryetar e Agim Ademi nënkryetar, si dhe Tomor Alizoti, sekretar për kulturë në ambasadën e Shqipërisë në Berlin.

Të njëjtën ditë pasdite në Nürnberg, u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet SV Jehona nga Nürnbergu dhe seleksionit të FFSHGJ-së. Kjo ndeshje u mbyll me fitorën e thellë të selekssionit të FFSHGJ-së me rezultat 5:2. (Raporti nga kjo ndeshje botohet veçmas).

Organizatori i shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2009, në këtë rast Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani në fillim ndau mirënjohje për mysafirët Tomor Alizotin, sekretar për çështje kulturore në amabsadën e Shqipërisë në Berlin, legjenden e futbollit shqiptar Fadil Vokrrin, tash kryetar i FFK-së, Agim Ademin, nënkryetar i FFK-së, për bashkëpunim dhe kontribut në zhvillimin e futbollit në diasporë, pastaj skuadrën vendëse e cila ishte nikoqire e këtij manifestimi SV Jehona Nürnberg si dhe për sponzorët e manifestimit Isa Hulajn, Astrit Ademajn e Gazmend Nikçin.

Në vazhdim menaxheri i FFSHGJ-së Myftar Halili shpalosi vendimin për shpalljen e më të mirëve për vitin 2009. Behxhet Mehana u shpall gjytari më i mirë e Hasan Hadërgjonaj, kryetar i KF Drita-Kosova Kornwestheim u shpall punëtori më i mirë sportiv. Në ranglisten prej dhjetë futbollistëve më të mirë sivjet u gjenden: Selami Murseli (Atdheu Augsburg), futbollisti X i vitit, Blendor Zymeraj (Drita-Kosova Kornwestheim), futbollisti IX i vitit, Florent Reka (FC Kosova Düsseldorf), futbollisti VIII i vitit, Tafë Povataj (SV Jehona Nürnberg), futbollisti VII i vitit, Orhan Berisha (FC Kastrioti Stukenbrock), futbollisti VI i vitit, Nevzat Arifi (Klub Kosova Hamburg), futbollisti V i vitit, Begator Derguti (FC Ilirida Offenbach), futbollisti IV i vitit, Gëzim Jahadautaj (FC Liria Berlin), futbollisti III i vitit, Muhamet Aliaj (FC Kosova Frankfurt), futbollisti II i vitit kurse titulli i më të mirit i takoi Melan Mujit (FC Kosova München). Sami Blakçori (FC Kosova Frankfurt) u shpall trajneri më i mirë në vitin 2009 sikurse edhe klubi i tij FC Kosova Frankfurt, i cili ishte i pa konkurrencë dhe u shapll klubi më i mirë shqiptar në Gjermani për vitin 2009.

Kupat dhe mirënjohjet i ndau Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së, kurse kupën e madhe për klubin më të mirë FC Kosovës së Frankfuriti të cilën e pranoi futbollisti Agon Alihajdari ia dorëzoi Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së.

Kryesia e FFSHGJ-së me këtë rast mbajti edhe mbledhjen e vet ku u vendos se në cilin qytet të Gjermanisë do të mbahet gara për Kupën e Kosovës në vitin 2010. Ishin tri kërkesa që u shqyrtuan dhe pas votimit të fshehtë të të gjithë anëtarëve të kryesisë u vendos që gara për Kupën e Kosovës në Gjermani në vitin 2010 të mbahet në Stukenbrock, më 12 e 13 qeshor. Për këtë votuan 5 anëtarë të kryesisë kurse nga dy vota morën Augsburgu dhe Offenbachu.

Sponzor i gjithë këtij aktiviteti ishin Cafe Bistro GO IN (Charlotenstr.11) 71634 Ludwigsburg me pronar Isa Hulaj si dhe Astrit Ademaj e Gazmend Nikçi, afaristë të suksesshëm në Nürnberg.

Pos pjesës sportive kjo mbërmje kishte edhe pjesën argëtuese ku mysafirët që kishin ardhur nga vise të ndryshme të Gjermnaisë u argëtuan me këngët e bukura të kënduara nga Rifat Berisha, Gazmend Ademaj e Valentina.

Ndërkaq po atë ditë (pasdite) në Nürnberg u zhvillua ndeshja revyale ndërmjet SV Jehona Nürnberg dhe seleksionit të FFSHGJ-së si dhe u mbajt një bisedë e përfaqësuesve të klubeve shqiptare në Gjermani me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin, kryetar e Agim Ademin, nënkryetar. Për këto dy ngjarje do të lexoni në numrat e ardhshëm të gazetës sonë.

Myftar Halili

————————–

Legjendat:

1.Sportistët e shpërblyer nga FFSHGJ

2.Agon Alihajdari pranon kupën për klubin më të mirë (FC Kosova Frankfurt)

3.Futbollisti më i mirë u shpall Melan Muji (FC Kosova München)

4.Trajneri më i mirë u shpall Sami Blakçori (FC Kosova Frankfurt)

5.Fadil Vokrri, kryetar i FFK pranon mirënjohjen nga Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Dec 21st, 2009 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: