Deri tash ka pasur disa dhjetra ekspozita të pavarura dhe kolektive, në Kosovë, në shumë qaytete të ish Jugosllavisë, nëpër qendra të ndryshme të Suedisë dhe në disa metropole të Evropës e të botës. Mjeshtria e tij është piktura dhe skulptura. Që nga viti 1992 jeton dhe krijon në Suedi. Ky pra është piktori akademik Shyqri Gjurkaj.
Italienska Palatset në Växjö është një pallat krijuesish. Bërthamën e këtij pallati e përbëjnë artistët figurativë, por në mesin e tyre ka edhe artistë të lëmive të ndryshme, si muzicientë, shkrimtarë, aktorë e kështu me rradhë. Në ambijentet e këtij pallati e ka atelenë e vet piktori Shyqri Gjurkaj, i cili me punën e tij brilante prezanton kulturën shqiptare, dhe neve mërgimtarëve në Suedi, na bën të ndihemi krenarë.
Në një buzëmbrëmje vjeshte, kur në atelenë e Shyqriut e realizuam këtë radioreportazh, për rreth kishim shumë punime të kryrera dhe të tjera që sapo ishin nisur ose që ishin në përfundim e sipër… Në shumicën prej tyre është karakteristikë guri. Përse guri Shyqri?
- Guri është fati i shqiptarit dhe unë e bartë me vete ku do që shkoj tash më shumë se 30 vite. Për mua është inspirim. Ai është edhe simbolikë e rezistencës shqiptare. Gurin e kemi përdorur gjithmonë në jetë, edhe atëherë kur nuk kemi pasur me çka të mbrohemi, ne kemi përdorur gurin. Në mesin tonë janë të njohura thënjet “Kulla e gurit”, “guri i mexhes”… dhe atëherë kur dikush nuk ka pasur me cka të dëshmojë e ka marrë një gur dhe betohet “Pasha këtë gur!” dmth aq sa peshon guri aq peshon edhe fjala ime. Unë kam edhe disa piktura të inspiruara nga guri, siç është për shembull vepra “Guri i përgjakur”, thotë piktori.
Por megjithate në punimet e Shyriut nuk ka vrazhdësi, nuk ka dhunë dhunë, nuk hetohet gjaku…
- Po njerëzimi qysh nga kohërat e lashta e ka lidhur fatin e vet me gurin. Edhe këtu në Suedi njerëzit janë shprehur përmes gurit. Ka vende të shenjta dhe të kultit ku gurët i kanë vendosur në forma të ndryshme. Përmes tyre është dhënë edhe porosia e kjart. Cdo lëvizje e gurit nga dora e njeriut e ka domethënjen e vet dhe është një vepër artistike që shpreh simbolikën e vet.
Në art është e mundshme ajo që nuk është e mundshme realisht të bëhet në jetë. Në punimet artistike fluturojnë edhe gurët; edhe shtëpia mund të qëndroj me kulëm në tokë. Kjo është art, thotë ai.
Në Suedi Shyqriu ka ardhur në fillim të viteve të nëntëdhjeta, me qëllim që të shpëtojë nga dhuna shtetërore që ushtrohej atë kohë në Kosovë. Këtu ka ardhur si piktor i afirmuar, me akademi të kryer dhe me disa dhjetra ekspozita të hapura në të katër anët e botës. Por, i është dashur t?ia nis pothuaj nga fillimi. “Kur kam ardhur këtu, kam menduar se Stockholmi do të gjunjëzohet para punimeve të mia! Por kisha llogaritur keq. Pothuaj cdo kund më janë mbyllur dyert, të mos them se edhe jam përbuzur. Prandaj ia kam nisur nga “Zero”. Kam ekspozuara nëpër kafene, pastaj nëpër biblioteka lokale… Deri sa kam arritur këtu ku jam”.
Rruga ka qenë e mundimshme, por këmbnulësia e tij dhe puna e përditshme, me sakrifica e mund kanë dhënë rezultate.
Tash ai ka krijuar emër, është anëtarë i shumë organizatave kombëtare e ndërkombëtare të artistëve figurativë. Ka hapur dhe po hap ekspozita të njëpasnjëshme. Ka krijuar vend në mesin e piktorëve më të njohur suedezë. Por… ende nuk e ka arritur zenitin. Aktualisht punon së bashku me 20 artistë figurativë nga Jugu i Suedisë, të cilët secili për vete marrin pjesë me punime artistike që janë të lidhura me ujin. Projekti quhet “Ön konst”, që në përkthim të lirë do të thotë “Artistikja në ujë”. Shyqriu këtu prezantohet me një portë që e ka vë në ujë… Projekti vazhdon dhe do të shkoi deri në 100 km npërmes rrjedhës së ujit të lumit Brekne që fillon nga qyteza Tingsryd e deri në detin Baltik. Ka edhe një eskspozitë të përbashkët në Itali e po përgaditet edhe për një projekt tjetër, që do të realizohet në Växjö ku nëpërmjet artit do të prezantohen vlera dhe antivlera.
- Unë punoj vazhdimisht dhe ende jam larg kulmeve krijuese, thotë me modesti Shyqri Gjurkaj./Ramadan Reshitaj/SR Albanska/.