Qendra Islamike në Malmë, njëra ndër më të mëdhatë e këtij lloji në Skandinavi, pas problemeve finansiare me të cilat është ballafaquar viteve të fundit, tashmë ka ndërruar pronarin. Atë e ka blerë World Islamic Call Society, që është një shoqëri joqeveritare nga Libia.
- Kjo ka qenë e vetmja mënyrë për të shpëtuar veprimtarinë tonë, thotë Begzat Beqiri, themelues dhe drejtues i kësaj qendreje.

Libia blen xhaminë suedeze në Malmö
Për lokalet e Qendrës Islamike në Malmë, në të cilën funksionon xhamia dhe zhvillohen veprimtari të tjera, kjo organizatë ka ndarë 5 milionë kruna suedeze. Kështu shkruan e përditshmja Sydsvenskan në pjesën që i dedikohet qytetit të Malmës.
Begzat Beqiri, i cili është themelues dhe drejtues aktual i kësaj qendreje, thotë se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, përpos se të kërkojnë ndihma nga jashtë. Përpjekjet që të gjendet zgjidhje dhe mbështetje materiale në vend për Qendrën islamike, nuk kanë dhënë rezultate edhepse kemi trokitur në shumë dyer për ndihmë, thot ai.
Begzat Beqiri mendon gjithashtu se edhepas ndërrimit të pronarit, veprimtaria e Qendrës do të vazhdojë pa e rrezikuar pavarsinë e veprimtarisë.
Qendra Islamike në Malmë ka disa mija anëtarë dhe që nga viti 2000 në kuadër të saj vepron edhe Ögårdskola që është një shkollë private./R.Reshitaj/Sr Albanska/.