Kujtimet më zhveshin lakuriq
Ëndërrat nxerrin në dukje heshtjen e zëmrës,
Ti më je frymëzim për vuajtjet
dhe pse në zemër kam një pellg me dashuri.
Kur sytë të shohin ty aq të lumtur
Të rrahurat e zemrës bëhen aq të forta
sikur dhe ajo don të jetë e lumtur por,
nuk i duhet as lumturia pa ty e me ty.
Andaj dhe kjo agoni me shkathësi më grryen shpirtin,
Zgjatja pa mbarim në kohë
më sjell trishtimin e jetës sime
sikur do të ketë një fund tragjik.
Ah si shembet çdo kujtim tani,
çdo shpresë për të ndërtuar një të ardhme
edhe pse të kaluar nuk kemi.
Me mëdyshje të ofrohem,
Dëshirë e flakt të të flas për dashurinë
derisa ti kthehesh dhe më flet për bukurinë
e cila edhe ashtu më ka trullosur.
Në një gjendje të papërcaktuar,
Në një çast dramatik sikur të gjeja një zë lirik,
të të flisja edhe më kthjellët
për këtë dhembje shpirtërore,
ti luan me lulet.
Ndërroj mendje dhe s’dua të të shpjegoj,
një zë tingllueshëm i pastërt me vie,
dhe ti më pyet me befasi, për lirinë,
dhe ti di gjithmonë të më ndryshoshë mendjen.
Do të më breje pendesa po të mos ofrohesha,
Më pin gjakun inati pse tu ofrova,
Me mëdyshje të qëndroj apo të largohem
Një gjendje e pa shpresë si një qiri që fiket më duket vetja.
Ndjenjë e thellë dhe e fuqishme qenka dashuria,
Ndjenjë e thellë dhe e zjarrt ky vrull i dashurisë,
Por unë miratoj me urdhër të prerë,
Do të jemë i vetëm.
Aty ndëgjova vetëm zhurmën e frymëmarrjes,
Shikoheshim sy më sy,
dhe ti gjithmon ndryshon mendjen
derisa unë me mëdyshje të flas apo jo!
Arbër Ibrahimi