Siguria ekonomike kusht për migrimin e të afërmve

Qeveria ka dorëzuar të hënen në parlament një projektpropozim i cili nënkupton se një kusht i mbajtjes ekonomike me rastin e migrimit të të afërmve do të mund të aplikohet që nga 15 prilli i vitit 2010.

Siguria ekonomike kusht për migrimin e të afërmve

Siguria ekonomike kusht për migrimin e të afërmve

Kushti për mbajtje ekonomike nënkupton që personi në Suedi duhet të posedojë të ardhura të majftueshme me të cilat përballon mbajtjen personale ekonomike dhe shpenzimet e banimit. Pos kësaj duhet poseduar edhe banesë të përshtatshme për familjen.

- Vija e punës do të vlejë edhe në politikën e migrimit ashtu sikurse në të gjitha fushat e tjera. Kushti për mbajtje ekonomike jep një nxitje për të gjetur punë dhe për tu vendosur në ndonjë vendbanim ku gjasët për punë dhe banesë janë më të mëdha, thot ministri për migrim Tobias Billström.

Kërkesa për mbajtje ekonomike është një nga kushtet që një të huaji ti pranohet qëndrimi në bazë të bashkimit familjar me një person në Suedi.

Ky kusht nuk do të vlejë për fëmijë dhe prindërit e tyre. Ky kusht nuk do të vlejë as për shtetasit suedez ose të huaj që kanë banuar së paku katër vite në Suedi, dhe as për refugjatë dhe disa grupe të huajsh të cilëve lejeqëndrimi ju është pranuar si nevojtarë për mbrojtje./SR albanska/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Dec 23rd, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: