Suedia mbështet zhvillimin e forcave të reja të sigurisë në Kosovë

Qeveria suedeze i jep për detyrë Forcave Mbrojtëse që me më së shumti 700 000 kruna të ndihmojë fondin e themeluar nga Nato për mbështetjen e zhvillimit të Forcave të reja të Sigurisë në Kosovë.

Forca e sigurisë së kosovës - FSK

Forca e sigurisë së kosovës - FSK

- Mbështetja e strukturave të sigurisë së Kosovës përbën një pjesë të rëndësishme të kontributit të Suedisë për një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. Suedia ka pasë një prezencë ushtarake në kuadrin e KFOR-it në Kosovë që nga 1999. Në takt me përmirësimin e gjendjes së sigurisë janë ngritur edhe parakushtet për të kaluar në mbështetje civile, thot ministri i mbrojtjes Sten Tolgfors.

Qëllimi i fondit është mbështetja e krijimit të forcave të sigurisë të Kosovës, FSK, ndër të tjera rekrutimi, arsimimi, krijimi i lokaleve dhe pajisje tjera përkatëse. Kjo forcë me 2 500 persona ka arrirë një aftësi operative iniciale në shtator të këtij viti dhe FSK do të ketë edhe detyra civile në kuadrin e shërbimeve emergjente, thuhet veç tjerash në një komunikatë për shtyp nga Departamenti për Mbrojtje i Suedisë./Shuquri Sejdijaj/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Dec 15th, 2009 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: