U dha premiera e filmit shqiptar “Plumbi i fundit”

Në këtë film rolin kryesor e kishte Valton Jakupi, i cili njëherit ishte edhe regjisor i filmit, si dhe aktorët nga Kosova: Sulejman Jusufi, Fatime Llugiqi, Adem Zhitopotoku, Faik Gashi, Blerim Abazi etj.

U dha premiera e filmit shqiptar “Plumbi i fundit”

U dha premiera e filmit shqiptar “Plumbi i fundit”

Në Cine Wil të kantonit St. Gallen, u shfaq premiera e filmit “Plumbi i fundit”, në regji të Valton Jakupit dhe në skenar të Femi Bektashit. Sipas drejtoreshës së Cine Wil, për herë të parë jipet një film artistik në kinematë zvicerane. Jam e gëzuar shumë që Zvicra tash në programin e vet kinematografik do ta ketë edhe një film shqiptar. Mysafirë në këtë premierë ishin më shumë se 200 persona, edhe pse ishte një mot me borë.

Sipas regjisorit Valton Jakupi, filmi është punuar në mënyrë profesionale me aktorë profesionistë, ku kanë qenë të inkuadruar edhe disa aktor të rinj që jetojnë në Zvicër, por pas 3 muajve ushtrimesh ata luajten në këtë film si profesionistë. Filmi është i zhanrit dramë, por aty dominojnë edhe disa skena aksion. Për mua ka qenë kënaqësi kur publiku në premierë u nda shumë i kënaqur me këtë film, që tematikë ka hakmarjen. Po ashtu edhe skenaristi i filmit Femi Bektashi u shpreh se pas shumë vështirësive më në fund ia dolën, dhe filmi tash është në kinema për artdashësit. Aktorët e këtij filmi ishin nga të gjitha viset shqiptare si nga Kosova, Presheva, Maqedonia Shqipëria, Ulqini etj. Kjo ishte edhe një krenari për mua, sepse ishin shqiptarët e të gjitha viseve tona në këtë film, – u shpreh regjisori Valton Jakupi.

Në këtë film rolin kryesor e kishte Valton Jakupi, i cili njëherit ishte edhe regjisor i filmit, po ashtu në këtë film nga Kosova u inkuadruan: Sulejman Jusufi, Fatime Llugiqi, Adem Zhitopotoku, Faik Gashi, Blerim Abazi etj, kurse në xhirimet në Zvicër rolet e para i kishin Valton Jakupi, Nikë Rrasi, Adnan Haliti, Arsim Aliti, Diana Sulejmani, Noa Nikolla, Hazbi Lutfija, Flutron Shahini, Dorian Sulejmani etj.

Ne këtë premierë në fytyrat e aktorëve i vërejten të qeshura, pasi kishin dhënë një kontribut disamujor vetëm që ky film të dalë sa më mirë dhe sa më profesional.

Para të pranishmëve fjalën e mori edhe menaxherja e Cine Wil, Lurse Dodes, e cila tha se është krenari për shqiptarët që më në fund e kanë një film të tyre në kinematë tona këtu. Kam punuar shumë në këtë drejtim që të kem këtu edhe një film shqiptar, por më në fund ia arrita, dhe ky projekt nuk do të jetë as i pari e as i fundit, pasi që do të tentojmë që në të ardhmen të sjellim edhe projekte tjera filmike.

Në fund të premierës ishte përgatitur edhe një koktej për të pranishmit që ishin në premierë, dhe aty shumica prej tyre diskutonin filmin, dhe siç u shprehen disa, filmi është i mrekullueshem, sepse ka tematikë vëllavrasjen, prej të cilit gjenerata e re mund të mësojë shumë.

Sipas regjisorit të filmit, pas prezantimit të këtij filmi në vende të ndryshme, në mars të vitit të ardhshëm planifikon një projekt tjetër filmik, për të cilin kanë filluar përgatitjet./M.H./

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Dec 23rd, 2009 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: