Ardian Gashi-futbollist me karierë të bujshme

Ardian Gashi

Ardian Gashi-futbollist me karierë të bujshme

Ardian Gashi ka lindur në Gjakovë -Kosovë, ndërsa nga mosha gjashtëvjeçare jeton në Norvegji.
Karierën e futbollistit e filloi në div 3,KIL/Hemne, ndërsa në ligën e parë Norvegjeze(tippeligan )luajti për herë të parë në vitin 2001 si futbollist i klubit Molde.Në vitin 2002 kaloi në klubin Orn-Horten dhe në të njejtin vitë kaloi në klubin e njohur të Osllos Volerenga me të cilin klub arriti të bëhet kampion i Norvegjisë në vitin 2005. Karierën e vazhdoi në Bran të Bergenit, qytetit të bukur bregdetar ku kontriboi që edhe ky klub të bëhet kampion i Norvegjisë edhe pse nuk ishte futbollist i Branit, kur ky klub u u bë kapion Ardianit i takoi medlja e artë sepse kishte kontribuar për klubin me 20 lojë dhe 2 gola por ende pa perfunduar kampionati kishte kaluar në klubin e Fredrikstadit. Edhe në Fredrikstad u prit shumë mirë dhe patë një sezonë shumë të suksesshëm nga se ne vitin 2008 e perfunduan kampionatin ne vendin e dytë cka ishte nje sukses i jashtëzakonshëm për Fredrikstadin. Fatkeqësisht ky rezultat nuk u përsërit sezonin e fundit, përkundrazi Fredrikstadi ra nga liga e parë. Për këtë Ardiani në intervistën tonë u shpresh :”kjo nuk kishte mundur të ndodh kursesi me cilin do trajner tjetër, kjo është krejt dobësi e trajnerit që pat aktivizue Fredrikstadi vitin e fundit” – trajneri i më parshëm për shkaqe shëndetsore u detyrue ta ndërpres punën .
Ardiani gjatë kësaj periode ka mbrojtur edhe ngjyrat e reprezentacionit norvegjez.
Debutoi më 2004 kur Norvegjia u takua me Suedin në Hong Kong dhe ishte një debutim i shkelqyeshëm. I ka luajtur 18 ndeshje për të rinjët nën moshën 21 vjeçare,ndersa 7 për ekipin e parë(reprezentcionin A)ka shenuar 2 gola.
Pas gjthë kësaj kariere të bujshme në Norvegji Ardiani për herë të parë del jashtë Norvegjisë, para pak ditësh ka nënshkruar kontratën 3 vjeçare për Helsinborgun(HIF)i cili bën gara në ligën qëndrore në ”Allsvenskan” në Suedi, ekip ky shumë i njohur që është gjashtë herë kapion i Suedisë përndryshe deri vitin e kaluar në këtë ekip luajti futbollisti i njohur Henrik Larsson.Kampionatin e fundit Helsinborg e përfundoi në pozitën e tetë.
“Helsingborgu është klub me traditë dhe njëri prej më të mirëve në Suedi. Trajneri i kësaj skuadre më njeh shumë mirë, pasi më ka parë sepse ka punuar në Norvegji. Ai edhe ka insistuar që unë t’i bashkangjitem Helsingborgut. Jam pritur shumë mirë në klub dhe këtu shihet atmosferë e mirë pune”, tha Gashi.
Trajneri i Helsingborgut, Conny Karlsson ka lavdëruar futbollistin Kosovar.
“Me transferimin e Ardianit ne kemi fituar një mesëfushorë me përvojë dhe aftësi të mira teknike”, ka thënë Karlsson për web faqen zyrtare të klubit. Nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës edhe Ardiani ju bashkangjit shtetit të vet. Ardiani në intervistën për kosovalbaner.com, u shprehë “jam shumë i lumtur që kam pas rastin të luaj për Kosovën në një lojë miqësore që u organizue kohë më parë në Prishtinë” -u takuen Yjet e futbollit Kosovarë me lojtarë të kampionatit vendas në Kosovë,”ishte shumë atmosferë e mirë dhe knaqësi në takimin që patëm në Kosovë.”
Për planet e tij për të ardhmën Ardiani tha:”të bëj lojra sa më të mira për HIF dhe gjithësesi me i ndihmue sa ma shumë perfaqesues së Kosovës në futboll.
Në fund nuk na mbeti asgje tjetër përveq që ta falenderojmë për intervistën dhe për kohën që na e kushtoi për të dhënë këtë intervistë për web faqen tonë./KosovAlbaner/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Jan 28th, 2010 and filed under Norvegji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

1 Response for “Ardian Gashi-futbollist me karierë të bujshme”

  1. edona says:

    po ku eshte ky me i mire se kakaja dhe ronaldo kujdes pak kujdes

Posto një koment: