Finlandë, na falni!

Familja e Ibrahim Shkupollit nga Finlanda u kërkon falje familjeve të viktimave dhe atyre personave që janë prekur. “Ishte një akt i neveritshëm”, thotë nëna e Ibrahim Shkupollit. Gazeta finlandeze Ilta=Sanomat, boton rrëfimin e prindërve të Ibrahim Shkupollit që jetojnë në Finlandë.

Foto: Jetmir Idrizi

Apartamenti në Espoo është plot me njerëz, anëtarë të familjes, të afërm e miq. Meshkujt qëndrojnë në dhomën e ndejës, kurse gratë në tjetrën, ngjitur me të. Secila prej grave mban në kokë ose sup, nga një shami të bardhë. Kjo në fakt simbolizon rrobat e zisë – dhe tash ato janë duke mbajtur zi.

Dyert janë të hapura për çdokënd, nga mëngjesi deri në mbrëmje.
79-vjeçari mban në kokë një kësulë tradicionale. Hapat e tij janë të rëndë dhe të kujdesshëm, kurse dëgjimi i tij është i varur nga aparati. Por kur ta jep dorën, ta shtrëngon.

Ky plak beson se Zoti ka vendosur, për ne njerëzit dhe se ne nuk mund të bëjmë asgjë. Megjithatë, mbi të peshon një barrë, tmerrësisht e rëndë.

69-vjeçarja është një grua e cila qan dhe duket e zhgënjyer. Ajo ka qenë shumë keq, pasi në prag të festës së Vitit të Ri, vajza i ka treguar asaj se çfarë kishte ndodhur.

Djali i madh i këtij çifti të vjetër, Ibrahim Shkupolli, sapo kishte vrarë katër njerëz dhe vetveten.

”Ky ishte një akt i neveritshëm, me të cilën unë nuk pajtohem fare. Familjeve të viktimave, fëmijëve e tyre, dua t’u them se ne jemi me të vërtetë keq. Viti i Ri duhet të jetë festë dhe nuk duhet të ketë pikëllim”, thotë nëna e Ibrahimit.

“Veprimi i djalit na tronditi shumë. Ajo ishte një tronditje e madhe për ne. Kurrë nuk do të kisha menduar që djali im do të mund të bënte diçka si kjo. Duam t’iu kërkojmë falje familjeve të viktimave, e të gjithë atyre që janë prekur nga ajo dhe të gjithë finlandezëve”, thotë babai i Ibrahim Shkupollit.

Prindërit kanë jetuar në Finlandë për 20 vjet. Ata ende i kanë të gjalla kujtimet se si njerëzit e Finlandës, kishin ndarë gjërat e veta, për t’i ndihmuar njerëzit në Kosovë, kur ata ishin të përfshirë nga kriza.

“Finlandezët na pritën aq mirë. Ne nuk kemi pasur asnjë problem këtu, as me fqinjët, apo dikë tjetër. Kjo është me të vërtetë keq, keq, keq…”, thotë nëna.

Ajo nuk arrin ta mbarojë fjalinë. Gruaja e moshuar rrah duart mbi gjunjët e saj, pastaj i vendos ato mbi kraharorin e zemrës dhe qan sërish.

Veprimin e Shkupollit e dënon tërë komuniteti shqiptar. Miqtë e familjes nga thellësia e zemrës, thonë se shpresojnë që ky akt të mos jetë pengesë ndërmjet shqiptarëve dhe finlandezëve.

Ishte Ibrahim Shkupolli dhe jo shqiptarët e Kosovës, që duhet të paguajnë këtë çmim.
Tri motrat e Ibrahimit, së bashku me vëllanë e tyre më të ri, janë të pranishëm aty. “Motra ime më e re, e cila jeton në Holandë, ka udhëtuar nga atje për në Finlandë, për të mbështetur prindërit e saj”, thotë ai, ndërsa vendos duart e tij mbi shpatullat e babait dhe nënës.

”E kam njohur vëllanë, kur ia kam parë fytyrën në lajmet e transmetuara nga televizioni CNN. Në fillim mendova se ai i ka bërë diçka të keqe vetëm vetes së tij”, thotë motra e madhe, 36-vjeçare.

Ibrahimi nuk i ka lënë askujt ndonjë mesazh, nuk ka folur me askënd, para se të kryente aktin e tij.

Por nëse dikush do të duhej të ishte vrarë, do të duhej të ishte ish e dashura, ndonëse ky çmim është vështirë i pranueshëm, por ndoshta do të kuptohej disi.

Por pse edhe të tjerët? “Shumë herë e kam pyetur veten, pse, pse”, thotë nëna.

Ibrahim Shkupolli ka qenë ushtar në Kosovë në moshën 18-vjeçare dhe ishte i papunë. Ai u largua nga atje në fund të viteve 1980.

Po, ai e pa dhunën në Kosovë për shumë kohë, mori pjesë edhe në demonstrata. “Në Kosovë kishte gjithmonë dhunë”, thonë prindërit.

Ibrahimi shkoi në Suedi, ku deri atje e ndoqi gruaja e tij. Fëmijët u lindën në Suedi. Në fund, ata përmes Norvegjisë, përfunduan në Finlandë.

Ibrahimi ishte njohur me një grua finlandeze, por pas disa kohësh, ata u divorcuan. Prindërit të cilët janë fetarë, nuk e kanë pranuar këtë, edhe pse nuk kishin asgjë sa i përket gruas finlandeze.

”Edhe pse ne nuk e pranuam, ai kishte vendosur, dhe ne nuk kishim asgjë. Ishte ai që bëri për veten e tij, atë që donte, duke mos llogaritur të tjerat”, thotë babai.

E njëjta përsëritet edhe në bisedat e tjera: Ibrahimi përshkruhet si i gjallë e kokëfortë.
Familja nuk beson se kjo ka mundur të ketë ndikuar në veprimet e tij.

Të gjithë kanë mosmarrëveshje me anëtarët e familjes. Pas zënkave dhe vendimit të tij, Ibrahimi për një vit e gjysmë kishte jetuar i fshehur.

Ibrahimi kishte një personalitet autoritar. Ai donte që të pyetej për çdo gjë.

Prindërit, megjithatë, kishin një marrëdhënie miqësore me djalin e tyre: Verën e kaluar ata shkuan për një vizitë në Kosovë.

Për nënën dhe babanë e vrasësit, pikëllimi është i dyfishtë. Në njërën anë, ata kanë humbur djalin e tyre, por në anën tjetër, veprimi i tij duket se do të lërë gjurmë për ta gjatë tërë jetës. “Do të mbaj zi, derisa të vdes”, thotë nëna.

Sqarim: Ky artikull është marrë nga gazeta e përditshme finlandeze “Ilta=Sanomat”, botuar më 7 janar 2010.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Jan 15th, 2010 and filed under Shtypi suedez. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

1 Response for “Finlandë, na falni!”

  1. beni says:

    Nuk usht mir te vrasësh duhesh te jesh i durushëm se ka rrug tjera, por nuk muj me gjyku ket akt mbase aj nuk ka folur me askand dhe nuk ka len asgjë me shkrim ka rasta se te renda.
    ngushllime familjes te tina dhe te tjerve

Posto një koment: