Nëpër takimet tona,
flokëverdha dominon,
ajo hedhë atë shikimin
që më shpon zemrën.
Nëpër shëtitjet tona,
flokëverdha ecë përkrah meje,
ajo hedh hapin e parë,
ku do që të shkoj ajo është me mua.
Ah folkëverdha…
Me të, kam një emocion
më përdridhet në gjithë trupin,
Nga sytë e sajë
më vie të jetoj edhe pas vdekjes.
Me të,kam një ndjenjë
më lëkundë edhe qelizat e trupi,
Nga lëkura e sajë
ndjejë butësinë që nuk eksiston në botë.
Flokëverdhë është ajo,
Përmes syve të gjelbërt të sajë
shohë dhe botën përtej.
Nuk më falë kënaqësi as pavdesia
sa buza e sajë me puthjen e ngroht.
Përmes zërit të sajë,
flas dhe me amorin
Nuk kam përqëndrim në praninë e sajë
mendoj vetëm në përqafimin e sajë të jam.
Flokëverdha e bukur,
Dhe me një pije amorfe ngrejmë dolli,
rëndësi ka që themi gëzuar.
Ndoshta ndonjëher shikohemi
edhe për mes tymit të cigarës.
Qillei nuk ka bukuri më shumë me yjet
sa ka ajo bukuri me qerpikët e sajë.
Kristalizohet gjithcka,
pas puthjes së saj dua të fluturoj.
Flokëverdha ime,
Kemi një kohë që jemi bashkë,
vazhdojmë të mësojmë për njëri tjetrin.
Kemi një kohë që jemi bashkë,
kam mësuar se cdo ditë duhemi më shumë.
Ti je një forcë që së bashku
kalojmë dhe luftojmë sfidat,
me ty gjithcka kristalizohet
jamë në gjendje të thellë kënaqësie.
Për Flokëverdhës time,
Do të bëhem lundrimtar,
edhe në llavët e ferrit do të lundroj
nuk do të gjunjëzohem para askujt,
zemrën e sajë do ta ruaj.
Do të behem shpatarë,
dhe satanin do ta svidoj,
luftë titanike do të bëjë,
dashurinë e sajë do ta mbajë për vete.
Flokëverdhës sime,
Mos më merr për kusurë,
kur edhe në shiun xhelozoj që të lagë fytyrën.
Mos më merr për inat,
kur edhe në erën xhelozoj që të ledhaton flokun.
Mos më gjyko për sjelljen time si fëmijë,
kur jamë me ty jamë i gëzuar shumë,
Mos u hidhëro kur them se për ty s’do të vdes
sepse me ty do të jetoj edhe pas vdekjes.
Flokëverdha dhe Unë,
Nëse paska shpirtë trupi njeriut,
Unë jam trupi ajo është Shpirti.
Nëse bora është e bardhë dhe e ftohët,
Unë jam i ftohti ajo është e Bardha.
Nëse Bota ka dy kuptime,
Njëri jam unë e ajo është tjetra.
Nëse në 24 orë ka dritë dhe terr,
Unë jam terri ajo është drita.
Flokëverdha është një,
Thonë se dashuria është një ndjenë që buron nga zemra,
tani kuptoj pse është ajo zemra ime, nga ajo buron dashuria.
Thonë se bukuria vret dhe vritet nga ligësia,
por ajo është një që ringjall shpirin tim dhe vret ligësinë.
Në botë bukurinë mundë ta takoshë kudo,
nëse ka hyjni të bukurisë, ajo është hyjnesha.
Cdo kush kërkonë të ketë ëndrra të lehta,
Unë një ëndërr kamë, ajo është ëndërra ime.
E dua flokëverdhën,
Më merrni dhe më kryqëzoni,
Më merrni dhe më djegni trupin,
Më mërrni dhe më varrosni të gjallë,
Por mos më merrni të drejtën për ta dashtë.
Më gjykoni e më largoni,
Më fyeni e më quani si të doni,
nëse është mëkat ta dua,
unë prap do të bëjë atë mëkat.
Arbër Ibrahimi