Hifab:20 milion kruna për uljen e papunësisë në Kosovë

Ndërmarrja Hifab International AB në Stokholm ka nënshkruar nga fundi i vitit të kaluar një kontratë në vlerë prej 20 milion kruna me UE për zhvillimin e një projekti në Kosovë.

Nathalie Tranefeldt është lidere e këtij projekti.

- Programi quhet “Kosvet VI” dhe është një program i madh i UE për reformimin e arsimimit profesional në Kosovë. Ky projekt ka dy pjesë: një komponentë ka të bëjë me arsimimin intern në ndërmarrje për të papunët, kurse komponenta e dytë me shkollimin dhe aftësimin e sipërmarrësve që si qëllim ka etablimin e së paku 500 ndërmarrjeve të vogla.

Nathalie Traneledt, drejtuese e projektit "Kosvet VI"

Nathalie Traneledt, drejtuese e projektit "Kosvet VI"

Projekti gjendet aktualisht në fazën e implementimit dhe tani do të bëhet identifikimi i zyrave për punë dhe ndërmarrjeve që do të mund të involvohen në realizimin e projektit. Ekspertët nga Hifab kanë bërë udhëtime studimi në Kosovë për tu njohur me kushtet dhe palët eventuale që do të përfshihen në projekt.

Siç dihet papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet shumë e lartë. Ndërkaq një nga synimet qendrore të projektit “Kosvet” është ulja e papunësisë. Çfarë janë përvojat e Hifabit në këtë lëmi?

- Përvojat tona janë të mëdha. Në shumë vende të botës kemi punuar me projekte të ngjashme. Sa kemi përfunduar një projekt të ngjashëm në Turqi por projekte të këtilla kemi zhvilluar edhe në Rusi, Moldavi dhe në Kirgikistan.

- Qëllimi i angazhimit tonë në Kosovë është mbështetja e vendit. Qëllimi i Hifabit është në të v¨rtetë krijimi i një gjendje të qëndrueshme ku të gjithë marrin pjesë. Qëllimi pra është ulja e papunësisë dhe bërja e arsimit profesional konform kërkesave të tregut të punës, thot Nathalie Tranefeldt, lidere e projektit “Kosvet” që ndërmarrja Hifab në Stokholm do ta zbatojë në Kosovë për 24 muaj në vazhdim me qëllim të uljes së papunësisë dhe reformimit të arsimimit profesional.

Ndërmarrja Hifab është themeluar qysh në vitin 1947. Sot ka afër 450 të punësuar të cilët veprojnë 15 zyra në Suedi dhe katër ndërmarrje simotra jasht vendit. Fushat e veprimtarisë së këtij koncerni përfshijnë ndërtimtarinë, Ambientin, veprimtari donatore dhe tekonologji informative.

Angazhimet ndërkombëtare i ka filluar nga vitet 1970 duke ofruar për shumë vende në botë dituritë dhe eksperiencën suedeze në ngritjen e administratave publike tek vendet në zhvillim. Angazhimet ndërkombëtare të Hifab-it fokusohen në realizimin e projekteve zhvillimore të organizatave të ndryshme donatore për krijimin e bazave të një zhvillimi të qëndrueshëm të vendeve në zhvillim./Shuquri Sejdijaj/Sr Albanska/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Jan 26th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: