I riu drenicas që mendon të kthehet pilot në Airoportin e Prishtinës

Sheremet Berisha, qëysh në moshën 14 vjeçare fillon t’i shfaqet deshira të bëhët një pilot, e që endrrën e ka menduar të parealizueshme, falë KFOR-it kanadez, përkatësisht pilotit Jonathan, i cili një kohë të gjatë ishte me sherbim në Kosovë, ai është sot një pilot i diplomuar në universitetin e

Sheremet Berisha

Sheremet Berisha

Kandas, në dy drejtime si pilot dhe inxhiner i aviacionit. Njeriu që mbajti të fshehur endrrën për t’u bërë pilot, tani sekretin e ka shendrruar në realitet të pabesueshëm. Rasti i veçant i tij ka shtyer edhe producentet e filmit kanadez të përgadisin një film dokumentar për arritjen e tij deri të bërja pilot. Ky është, Sheremet Berisha nga fshati Vasilevë i Drenasit vetëm 24 vjeçar, piloti i vetëm shqiptarë që ka studiuar inxhinierin e elektros së aviacionit dhe shkollën e pilotit në universitetin kandez.  “Isha vetëm 14 vjet, atëher kur mora guximin t’i ofrohëm bazes ushtarake të KFOR-it kanadez, vetëm sa kishte përfunduar lufta në Kosovë, veshtrojsha ngritjen edhe uljen e helikoptereve që mu dukeshin sikur diqka të jashtëzakonshme”, nis bisedën Sheremeti për Kohën Ditore. Ai kur i është ofruar bazës së KFOR-it është njoftuar me pilotin kanadez Jonathan Knaul. Shermeti tregon se John e kishte verejtur këtë dhe e kishte ofruar tek baza, madje edhe i kishte ofruar mundësin që t’i shiqonte “apaqet” që i quan Sheremeti. “Nuk e disha ansjë fjalë në gjuhën që ata flisnin, por takimi me Johnin u shpeshtuar dhe fillova të merrem vesh me te”, tregon veshtirësit e komunikimit Sheremeti. Johni i kishte premtuar se do t’i mundësoj Sheremetit të qendroj në Kanada për të studiuar. “Shpresën dhe kominikimin me Johnin përmes internetit e kam mbajt të feshur, nuk kisha guxim t’i tregoj askujt, ngase mendojsha se me merrnin për humor iden time për t’u bërë pilot”, thotë Sheremeti që këtë sekret e ka mbajtur të fshehur plot 4 vite, madje edhe nga familja.  “Familja më  thonin se ku po i shpenzoi parat që ata mi jepnin, atë kohë nuk kishte internet në Drenas, udhëtoja në Prishtinë posa i mbaroja orët për t’i kontrolluar letrat që mi dergonte Johni”. Premtimi i Johnit që Sheremeti të behëj pilot u realizua. Pasi kishte përfunduar  shkollën e mesme, Sheremeti nisëj për në Kanada dhe atje për 4 vite edhe studion drejtimin e ingjinieris së elektros së aviacionit, të njejtën kohë edhe drejtimin e pilotit një drejtim që vetëm një vit i kishte kushtuar 30 mijë euro, por këtë ja ka mundësuar fillimisht Johni më pastaj edhe njerëz tjer n ë Kanada vetëm që endrren e Sheremetit të bënin realitet. Sheremeti tregon se kur ky ishte regjistruar kishin qenë 20 studenta në këtë drejtim, të gjithë kanadez, vetëm ky i huaj, ndërsa vetëm 8 kishin arritur t’i përfundonin këto studime, në mesin e tyre edhe Sheremeti. Tani Sheremeti është punëtor i aviacionit si pilot në Airoportin më të madhë në Kanada, atë të Torontos dhe mendon të kthehet për t’u bërë pilot i Airportit Ndërkombetarë të Prishtinës. “A promise is a promise” (premtimi është premtim) pikërisht kështu edhe thirrët dokumentari i metrazhit të gjatë prej 90 minutash që janë duke e përgaditur disa producent të filmit kanadez që i kushtohët jetës dhe arritjës së bërjës pilot të Sheremetit e që ky dokumentar lidhet edhe me premtimin e Johnit që i ka dhënë premtimin se “nje ditë do të bëhësh pilot”. Një dokumentar i cili do të shfaqet në shumicën e kinemave botërore dhe do të merr pjes edhe në festivale. “Ndihëm tejet i lumtur që jeta ime është lidhur ngusht edhe me jetën e filmit, aktor se kamë  paramenduar vetën, por në këtë film jamë protagonisti kryesor i ngjarjës”, ka thënë Sheremeti. “Përshtypja e kanadezeve ka qënë për Kosovën si një vend që nuk din se qka është edhe coca-cola, nuk kanë shtëpi, ekonomi të zhvilluar dhe kur unë ju them se Kosova është një vend që ka arritur në të gjitha sferat, ata gëzohën, pikërisht edhe ky film do të pasqyroj edhe jetën e kosovareve të dalur pas lufte dhe të arriturat e tyre”. Sheremeti thot se do të vazhdoi të avancohët në drejtimin e pilotit edhe më tutje, në studimet e metutjeshme, vetëm që premtimin e Johnit të shëndërroj në realitet të plotë. Producentja dhe drejtoresha e filmit që është duke përgaditur dokumentarin e Sheremetit, Jaime Leigh Eianopouios, thotë se kur është takuar dhe ka degjuar për Sheremetin është interesuar  për jetën e tij, për Kosovën që ka dalë nga lufta, për guximin dhe synimin e këtij vendi për të arritur të jenë të lirë. “Pasi mësova nga jeta e Sheremetit dhe për Kosovën, tash kamë një qëllim që të ju tregoi terë botës se Kosova mundet me ec përpara, sikurse Sheremeti që ka filluar një projekt nga fillimi dhe tani është një pilot i shkelqyeshëm”, thot Jaime. Ajo shton se qëllimi i këtij dokumentari është që të shfaqet në televizionet e Kanadas, po ashtu edhe në kinemat e botës, të merr pjes më këtë dokumentar në festivale të filmit. “Këtë film do të prezentoi në ato vende ku mundëm, ky dokumentar do të shfaqet edhe në Kosovë, është një dokumentar që tregon një historik brenda 10 viteve, që kthen një histori të takimit në mes të Sheremetit dhe Johnit, ku ky i fundit jep premtimin dhe e mban, ndërsa Sheremeti e realizon premtimin e Johnit, andaj edhe dokumentari ka titullin “premtimi është premtim”, tregon disa detaje të këtij filmi kushtuar pilotit të ri kosovar, Jaime. Këta producent të filmit së bashku më Sheremetin dhe ish-pilotin e KFOR-it kanadez, Jonathan Knaul po qendrojnë në Kosovë dhe janë duke e gjiruar këtë filum dokumentar që në gjysmen e vitit 2010 do të jetë premier në kinemat e Kanadas më pastaj edhe në vende tjera.

Nga Hysni Demaku

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Jan 30th, 2010 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment:

Insert 160x600 ad code for Inner page here