Naim Terbunja – Djaloshi i sukseseve

Naim Terbunja - Djaloshi i sukseseve

Naim Terbunja - Djaloshi i sukseseve

Naim Terbunja u lind në Prishtinë, por që nga mosha 7-vjeçare jeton në Suedi.
Me boks filloi të merret në vitin 1998 në klubin e qytetit ku jeton Linkoping.Në fillim në kategorinë bantam, ndërsa tani bokson në kategorinë e mesme 75 kg.Me punën dhe angazhimin e tij arriti te bëhet kampion i shtatë fishtë i Suedisë dhe vlerësohet boksieri më i mirë i këtij vendi.
Përvec kësaj, ai ka pasur suksese edhe në garat ndërkombëtare,ku po vecojmë:

-Vendin e 3-të në kampionatin botëror të moshave nën 19 vjecare në vitin 2002 në Kubë.
-Fitues i turnirit kualifikues për Europë për lojrat olimpike ,që u mbajtën në Pescara të Italisë më 2008.
  Pjesëmarrës i lojrave olimpike në Kinë “Pekin 2008?, humbi nga rusi i njohur Matvey,pasi s`kishte fat në short meqë takua me më të mirin qe në meqin e parë.
-Fitues i tre fishtë i trofeut “Adem Jashari” në Prishtinë në vitet 2004,2006,2007.
-Ostrava Grand Prix vendin e parë 2007.
-Në vitin 2009 në turneun më të madh botërorë, “Daily News – Golden Gloves”. Tërbunja për katër muaj rrjesht, arritur suksese të jashtëzakonshme. Ai me 16 prill në palestrën e njohur “Madison Square Garden në New York”, mposhti talentin amerikan Marcus Brown me 5:0 duke u bërë shqiptari i dytë që fiton këtë turne pas Elviri Muriqit me 1998. -Terbunja nuk ndalet me kaq, ai vazhdon rrugëtimin edhe ne “National Golden Gloves” në Amerikë ku merr vendin e parë.
Këto ishin disa nga rezultatet e Naimit në boksin amator,por Naimi se shpejti do të kalon në boksin profesionist.
Është duke pritur kompletimin e dokumentacionit edhe duke ushtruar për tu mbajtur formën. Për këtë arsye do të boksoi meqin e ardhshëm për Suedine. Më 28 janar, 2010 ku do të takohen Suedia dhe Anglia ,Naimi për kundershtar do të ketë Frank Buglione.

Këto ishin disa nga sukseset qe Naimi i arriti ne lemin e sportit. Pastaj i parashtruam edhe disa pyetje nga jeta private.

Naim Terbunja

Naim Terbunja

A jeni martuar?
Naimi: Jo, jetoj me familje, me prinderit dhe vllezërit, kemi nje harmoni në familje dhe e kam veshtire pa ta. Këtë do ta kem veshtire edhe ne Amerikë kur do të shkoj në boksin profesionist sepse familja do të më mungoj shumë.

Me cka merren tjerët në familje?
Naimi: Babai punon, është inxhinier i diplomuar, vllau i madh Samiu, punon teknik i aeroplanave në Orlanda të Stokholmit, ndësra Iliri”Arijen Robben” vëllai më i ri, merret me futboll.Është shume talent, edhe pse vetem 17 vjecar, luan në BK Keny divisionin II në Linkoping,shpresojë në sukses të tij dhe do të mundohem t`i ndihmojë që të arrin maksimumin

Si e kaloni kohën e lirë dhe a keni shoqëri?
Po kam shoqëri te mirë, shoqërohem më së shumti me Jeton Rukovcanin te cilin e kam shok nga femijëria, këtu në  Linkoping por edhe me shokë tjere me te cilet e kalojmë kohën e lirë.

A keni kontakte me sportistët tjerë shqiptar këtu në Suedi?
Po kam kontakte te mira me shumë, sidomos me futbollistin e mirënjohur Emir Bajramin i cili   luan në elitën e futbollit suedez.

Vendlindjen a e vizitoni?
Po e vizitoj sa herë qe kam mundësi, së paku njëhere në vit shkojë në Kosovë.

Dhe për fund a keni ndonjë përshendetje të vecantë?
I përshëndes të gjithë të rinjët shqiptar dhe i porosis që të punojnë dhe të i shfrytëzojnë mundësitë për të arritur rezultate sa më të mira./SH.R/kosovalbaner.com/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Jan 26th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: