Tubime përkujtimore për dr Rugovën

Malmë, 24 janar 2010. Dega e LDK për Suedi, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së presidentit të Kosovës dr Ibrahim Rugova, mbajti një takim përkujtimor në ambijentet e Shoqatës Shqiptare “Hasan Prishtina” në Landskrona.

Fjalën e rastit, para anëtarëve të LDK dhe simpatizuesve të tjerë e mbajti Bajram Nikqi, kryetar i degës për Suedi. Me këtë rast duke folur për personalitetin dhe veprimtarinë e dr Rugovës, ai pos tjerash tha se presidenti historik i Kosovës, me angazhimin e tij paqësor i tregoi botës demokratike për vuajtjet e Kosovës dhe aspiratat e saj për liri dhe pavarësi.

bajram nikqi, suedi

Bajram Nikqi, kryetar i degës së LDK në Suedi duke paraqitur fjalën e rastit

- Presidenti Rugova asnjëherë nuk u përkul para vështërsive, të cilat gjithmonë diti t?i përballojë dhe t?i tejkalojë me menquri e urtësi. Edhepse bëri shumë për Kosovën dhe popullin e saj, edhepse të gjitha të arriturat tona, duke përfshirë edhe pavarësinë që poe gëzojmë sot, janë frute të punës së tij, vdekja e hershme e ndau nga ne atëherë kur na duhej më së tepërmi, tha Bajram Nikqi.

Në Takimin përkujtimor për dr Rugovën që u mbajt në Landskrona mori pjesë edhe prof. dr Muhamet Shatri, anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK.

- Veprimtaria e Rugovës është e gjërë por unë do të veçoja meritën e tij për unifikimin e Lëvizjes së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Pjesën e lëvizjes që ishte legale ai e ka nxjerr në dritën e diellit dhe i ka dhënë kakrakter legjitim e demokratik duke e shndërruar këtë një lëvizje demokratike, më të fuqishme në Evropën Juglindore. Rugova, me plotikikën e tij paqësore dhe me rezistencën e tij gandiste, bëri që e tërë bota demokratike të njihet me problemet që kishte Kosova dhe në këtë mënyrë shqiptarët të fitojnë simpatinë e burrave më të mëdhenjë shtetëror të botës dhe të qendrave të vendosjes. Po të mos kishte qenë Rugova, mesiguri se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të vonohej edhe shumë më tepër. Vdekja e tij ka lënë një vakum të madh, tha pos tjerash dr M. Shatri në takimin përkujtimor të degës së LDK në Suedi.

Për jetën dhe veprimtarinë e dr Rugovës foli edhe Isuf Bajraktari, ndërsa u lexua edhe telegrami që për këtë tubim e kishte dërgua Kryesia e degës qëndrore të LDK nga Prishtina.

Një takim përkujtimor me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova ka mbajtur edhe dega e Lidhjes Demkratike të Dradanisë për Suedi. Ky takim u realizua në Ängelholm, ku gjithashtu u bë fjalë për vperimtarinë dhe për personalitetin e dr Rugovës./Ramadan Reshitaj/SR Albanska/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Jan 27th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: