Unë po bie

Unë po bie

Unë po bie, por më zgjoni
kur dimri të bëhet pranverë
kur lulet që janë tharë
të celin edhe një herë
Kur toka e këtij vendi
të është ngopur me gjak
kur nënat e përlotura
të jenë gëzuar sadopak

Unë po bie, por më zgjoni
kur vëllau – vëllaut dorën t´ja ket shtrirë
vetëdija të është lartësuar
dhe gjakrat të jenë ngrirë
e keqja të është zhdukur
dhe mbretëron mirësia
kur të është bashkuar e gjithë shqiptaria

Ejup Ramadani, Kinnarp, 2010

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: