Në fillim, mes dhe fund
aty dikund do të gjindemi të gjithë,
në fillim, mes dhe fund
nëpër vargje të pathëna.
* * *
Një vuajtje që dhe toka po ta kishte,
s’do ta duronte, e do të qahej,
në tokë ndoshta do të shembej gjithcka
por nuk shembet shqiptari jo.
Nëpër motet e ligësisë,
humbëm njezë të mirë për liri,
e kush sot se do lirinë
dhe perëpndija se do at njeri.
Kur tirani hyri në derën e truallit,
me ligësinë i prishi ëndrrën dhe fëmijës,
nuk durohet ligësia e tiranit të zi nga karpatet,
që vrerë sjolli kur gjeti strehë në tokat e mia.
Sa këmba e tijë në tokë time shkeli,
dhe qielli mori ngjyrën e vjeshtës,
në vend të gjetheve ranë fëmijët për tokë,
e në vend të shiut nënat derdhën lot.
Gjëma rritej kado dhe përdit,
tirani si krimel që gjakun pinë,
atëher nuk durova mjafton të jeshë i fortë në vetë
Luftë, po Luftë nisa!
Nuk ka zhgënjim në më të madhë se sa lufta,
por dhe po nuk luftove për liri do të mallkohesh.
Në luftë përjeton momente të hidhura,
por të luftosh e mundësh tiranin, harrohet momenti.
Me mua kisha dhe vëllezërit,
disa nga ata janë ende me mua,
të tjerët jetojnë në përjetësi,
duke parë vuajtjen tonë pse mbetëm të gjallë.
Dy a tri fjalë ndërrojmë me të tjerët,
në besë nuk premë as armikun
e ata që hiqen sot miqët tanë
ata po keqpërdorin betimin tonë.
Liria sështë e imja as e jotja, ajo është e jona,
të lutem ta gëzojm bashk, por më ndihmo dhe ta ruaj.
Vëllezërit e mi janë dhe vëllezërit e tu,
gjaku im i derdhun është gjaku yt, mos e shkel.
Sa keq për ata që nuk besojnë,
Sa keq më vie për jetimët e vëllezërve të mi,
ata do të më pyesin në mos sot nesër po,
mbetën jetim për ata që sot harrojnë e na prenë në besë?
Lufta pati dhe të metat e veta si cdo luftë,
hijet sillen vërdall për të treguar se trupat mungojnë,
ne dojmë të dijmë ku janë, ku janë të pagjeturit,
hijet janë hije nuk flasin, por na ndjekin pas.
Nëse më lejon dy a tri fjalë si vllaut po ti them ty,
a flen i qet ti, kurë para pallatit tënd gjëmon plaga e luftëtarit,
nëse je vëlla mos bëjë veprën e satanit,
mos ndihmo rrugën e tiranit.
llogaritë bankare tujat janë si det pa fund,
në sofrën tonë mungon shpesh dhe buka.
Si kështjellë ke ngritë pallatin tëndë,
rrugëve i pastrehë kam mbetur, a ka kuptim jeta jote.
Në rreshtat e mi gjendet gjithush gjithëkah,
edhe une me ty jemi aty,
nuk flasë kot më kot,
mbaj mend fjalën time, pasi smë nderon veprën.
Mos të harrojmë:
Gjaku u derdhë në atë tokë e ishte i kuq,
patë luftë të gjatë, me një fatë zi,
shkaba do të na i nxjerr syt,
por nuk lejuam flamuri jonë të tundet nga era.
Si uj i kulluar vjen kujtimi për ta,
mos të na trishtoje hijerënda e legjendarit,
ai vie dhe në brez ka një nagant
Ajo shkrepë dhe të vret jo me plumb por me fjalë.
Kjo tokë e rrafshët e me shkëmbinj,
me ato lumenj e detet me plot ujë
kjo tokë do të dë mbulojë eshtrat,
turpin s’ta përbien, e mëkatet nuk ti lanë.
Arbër Ibrahimi