Comments on: 24 vjetori i vrasjes misterioze te kryeministrit suedez Olof Palme

By: Berat Luzha
I dashur z. Imi!

Më duhet të ju përgëzoj për grevën e urisë që organizuat kohë më parë në Suedi. Padyshim se Suedia është një shtet dhe një komb mik i shqiptarëve, e cila në kohë të vështira e ndihmoi Kosovën, si politikisht, ashtu edhe materialisht, me fonde të siguruara nga qeveria dhe nga donatorët tjerë suedezë. Për ndihmën e dhënë para, gjatë dhe pasluftës, si dhe për njohjen e menjëhershme të Pavarësisë së Kosovës populli shqiptar i është mirënjohës përgjithmonë popullit dhe shtetit mik suedez.

Mua me Suedinë dhe me emrin e kryeministrit suedez, Olof Palme më lidh një gazetë sindikale e Kosovës, e quajtur “Bashkimi sindikal”, gazetë të cilën e kam udhëhequr, por që projektin për botimin e saj e ka financuar qendra ndërkombëtare “Olof Palme”. Gazeta është botuar si organ i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në vitet 1997 – 1998 në gjithsej 17 numra, deri kur lufta në Kosovë e pamundësoi nxjerrjen e saj.

Në emër të BSPK-së atëherë qendrën ndërkombëtare “Olof Palme” dhe drejtorin e saj, z. Sven Eric Soder e ka falënderuar personalisht Dr. Hajrullah Gorani, kryetar. Shfrytëzoj rastin që edhe njëherë ta falënderoj këtë fondacion të respektuar, duke i uruar të ketë suksese edhe më të mëdha të zhvillimit të tij.

Kryeministri suedez Olof Palme ishte një personalitet shumë i respektuar politik i nivelit botëror, i cili me sukses udhëhoqi Suedinë si ministër dhe kryeministër i shtetit. Ai kishte integritet të lartë politik, kishte virtyte të larta njerëzore, kishte aftësi të rralla intelektuale… Vrasja e tij mizore më 28 shkurt 1986 në ora

23.00, në qendër të Stokholmit, tronditi jo vetëm Suedinë, por edhe mbarë opinionin demokratik e liridashës botëror.

Ne të burgosurit politikë shqiptarë në Burgun e Nishit e kemi marrë lajmin e hidhur për vrasjen e politikanit të shquar, kryeministrit të Suedisë dhe mikut të popullit shqiptar, me shumë dhembje e shqetësim, duke konsideruar se bota demokratike humbi një personalitet të madh të kauzës së lirisë dhe të dermokracisë.

Me shumë respekt!

Berat Luzha, deputet i Kuvendit të Kosovës, Prishtinë