Ambasadori i Kosovës i dorëzoi letrat kredenciale mbretit të Suedisë

Ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, u prit dje në audiencë tek Shkëlqesia e Tij Mbreti i Suedisë Carl Gustaf XVI dhe me atë rast dorëzoi letrat kredenciale.

Tradicionalisht ambasadorët e ri barten nga Departamenti i Punëve të Jashtme deri te Kështjella Mbretërore. Foto: Sh.Sejdijaj,SRI

Lulëzim Peci është ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Suedi. Me profesion është inxhinier dhe ka magjistruar në relacionet ndërkombëtare. Një kohë ka punuar si lektor universiteti në Prizren në fushën e politikës së sigurisë politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Lulzim Peci njihet edhe si themelues i dy organizatave joqeveritare, Institutin e Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim dhe Fondacionin e Shoqërisë Civile.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Stokholm dhe vendimi i Suedisë për ta ngritë përfaqësinë e saj diplomatike në nivel ambasade në Prishtinë shënojnë një fazë të re të zhvillimit bilateral ndërmjet dy vendve.

Më 4 mars 2008, qeveria suedeze mori vendim që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Deri tani Kosovën e kanë njohur 65 shtete të botës.

Në Suedi jetojnë sot mbi 40 000 njerëz me prejardhje nga Kosova./Shuquri Sejdijaj/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga Bashkimi on Feb 5th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

1 Response for “Ambasadori i Kosovës i dorëzoi letrat kredenciale mbretit të Suedisë”

  1. Zoja Stridh says:

    Urime Shuquri qe e arrte at dite gezime dhe shkruve nji artikulle te tille dhe ne shqipetaret ne Skandinavi duhet te jemi krenare spse na ka ardhur nji ambasador me dinjitet dhe mencuri te nivelit larte.

Posto një koment: