Çdo gjë gadi për Kuizin e Diturisë “Suedia 2010″

Kuizi “Suedia 2010″ do të mbahet në Förslöv dhe aty do të garojnë 15 ekipe nxënësish nga shkolla të ndryshme anë e mabanë Suedisë.

Nga takimi i fundit i Këshillit për përgaditjen e Kuizit të Diturisë "Suedia 2010"

Tashmë janë kryer të gjitha parapërgaditjet për mbajtjen e Kuizit të Tretë të Diturisë “Suedia 2010″. Këtu do të bëjnë gara nxënësit e 15 shkollave fillore, të cilët ndjekin mësimin plotësues në gjuhën amtare shqipe. Përderisa në garat e kaluara ishte karakteristikë pjesëmarrja e ekpieve vetëm nga komunat e Skånes, sivjet pjesëmarrja do të jetë më e gjërë. Tashmë kanë vërtetuar pjesëmarrjen edhe ekipet nga Norrköpingu, Nässjö, Kalmari e tåe tjera.

Kuizi i rradhës do të mbahet më 6 mars, në vigjile të shënimit të Ditës së Mësusit. Nikoqirë i pjesëmarrësve do të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit nga Förslövi të Skånes, të cilët në kuaizin e vitit të kaluar patën treguar njohuri më të mëdha dhe nga Juria e Kuizit u shpërblyen me Vendin e Parë. Muhamet Muriqin e Qerim Kryeziun, njëri kryetar i Këshillit organizativ dhe tjetri përgjgjës për hartimin e pyetejve, thonë se këto gara kanë karakter të gjërë.

Gjatë tërë kohës sa do të zgjas kuizi, si pjesëmarrësit e drejtëpërdrejt ashtu edhe prindërit dhe mysafirët tjerë, do të kenë mundësi që të përcjellin një garë interesante nga lëndët: Gjuhë dhe letërsi, Histori e gjeografi dhe kulturë kombëtare. Një pjesë e pyetjeve të përgjithshme ka të bëj edhe me Suedinë, jetën shoqërore këtu dhe me veprimtaritë e shumta të bashkëkombasëve që veprojnë e jetojnë në mesin tonë./Ramadan Reshitaj/SRI/.

Kuizin e Diturisë “Suedia 2010″ do të mbahet me datën 6 mars 2010 në shkollën “Förslövs skola” në Förslöv, komuna e Båstad-it, duke filluar nga ora 10.00.                           

Adresa:
Förslövs skola, Bokesliden 20, 260 91 Förslöv, Båstads kommun.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Feb 24th, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: