Dua të largoj mllefin që kam
të fshehi ironinë që më bënë të vdes,
Egon dua ta varrosi të gjallë
dhe stresi im do të ikën vetë.
Dua të largohem nga gjithëcka,
larg nga të gjithë,
ndoshta në një vend të humbur
atje përtej botës ku jetojmë.
Atje i vetëm me erën do të flisja
do t’ia thosha të gjithat por
kam frikë se tregimet do ti barte tek ju
andaj sekretet do të ia tregoja vetëm errësirës.
Ndjenjat do t’ia tregoja ndonjë kodre
shpresoj të mos e shembin,
dëshirat do t’ia tregoja borës
që kur të shkrihet në tokë të mbjellen.
Mëkatet do t’ia tregoja shiut
ndoshta ai do t’i lajë nga unë,
Me yjet do të bëja ujdinë
aty do të takohesha me shikimet tuaja
me retë do të mirresha vesh
atje kujtimet të i mbaja.
E di se do të jetë një vend i zbrazët
për mua do të jetë tërheqës
dua të rrijë vetëm
dhe në ujë do të shihja fytyrën time si dridhet
e do të më mashtronte të mos i shohi rrudhat.
Atje i vetëm nën qiellin
larg nga cdo zhurmë
nuk besoj se është ide e keqe
një vend që se përshkruaj me fjalë.
Idet e çmendura vijnë e shkojnë,
njerëzit janë të gabueshëm
dhe nëse unë po gaboj
kjo le të jetë një ide e çmendur.
Arbër Ibrahimi