Ftesë për pjesmarrje me fotografin tuaj në Ekspoziten “Prishtina-Connection” në Austri
Cdo vjet forumi per arkitekture ne Tirol, per disa muaj organizon ekspozita qe kryesisht kan per teme arkitekturen neper bote dhe organizimi ju caktohet disa studiove pergjegjese. Kete vite kjo pune iu besua studios Bad Architects Group me seli ne Innsbruck te Austrise. Tema u zgjodh te jete fotografi pran skulptures NEWBORN në Prishtinë
Ekspozita do te hapet me 19.Mars dhe perfundon me 12. Qershor.2010 .
Leart Mullaademi eshte student i arkitektures nga Kosova mirepo per momentin punon ne studion Bad Architects Group e cila eshte pergjegjese per kete ekspozit. Ai shton me tej se ekspozita titullohet “Prishtina-Connection”, dhe koncepti qe ne jemi duke punuar ka te bej me jeten e diaspores kosovare, e cila ka pas ndikime te madhe ne shtet formimin e Kosoves, dhe me skulpturen NEWBORN qe kosovaret e konsiderojne si nje lloj identifikimi te shtetit te ri. Keshtu qe ne menyre, qe ekspozita te jete me komplete, me e kuptushme, dhe e cila do bashk-dyzonte kosovaret ne diaspore, ju lutemi behuni pjes e kësaj ekspozite dhe na dergoni fotografi te juajat pran skulptures NEWBORN. Bashke me fotografi na dergoni edhe vendebanimin aktual te juajin dhe daten e emigrimit nga Kosova.
Fotot mund ti dergoni ne e-mail: newborn@bad-architects.gp