Për Samiun nuk ka qenë hera e parë të shpëtojë njerëz nga ndonjë fatkeqësi. Për çudi, thotë ai, çdo herë ndodhet në vendet e fatkeqësisë ku duhej të shpëtohen jetat njerëzish.
Të gjithë shikonin, vetëm unë kërceva
Aspak nuk mendova kur kërceva në Vardar të shpëtojë vajzën e panjohur. Kur pashë se askush nga populli i mbledhur në Urë nuk dëshiron ta shpëtojë vajzën e cila kërkonte ndihmë dhe fundosej në ujë, unë i zhvesha pantallonat dhe në të njejtin moment u gjenda në lumë”, thotë për gazetën ditore “Vest”, një ditë pas veprës heoirike 19-vjeçari Sami Nuredini, kur nga ujrat e ftohtë të lumit Vardar e nxori të gjallë 24-vjeçaren S.J. nga rrethina e Shkupit
Edhe pse tejet i lumtur që ia ka shpëtuar jetën vajzës, Samiu dje gëzohej edhe se ai ka mbetur gjallë.
”Jam krenar që falë meje kjo vajzë tani është gjallë, por me të vërtetë jam i lumtur që edhe unë mbeta gjallë për shkak se situata ishte shumë e rrezikshme. Nëse për një minutë nuk do të dilnim nga uji, vajza do të ishte e vdekur, ndërsa unë i ngrirë”, thotë djaloshi.
Për Samiun nuk ka qenë hera e parë të shpëtojë njerëz nga ndonjë fatkeqësi. Për çudi, thotë ai, çdo herë ndodhet në vendet e fatkeqësisë ku duhej të shpëtohen jetat njerëzish.
”Hero më quajnë edhe fqinjët e mi. Një herë shpëtova edhe një fëmijë i cili për pak do të vdiste. Por, unë nuk ndjehem si hero. Zoti dëshiron që unë të ndihmojë dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen”, me modesti thotë Samiu.
Ai as nuk punon asgjë, madje, e as që mëson. Thotë se ditët i kalon në Urën e Gurit në qendrën e Shkupit që të mund të jetë midis njerëzve.
Në pyetjen se nëse sërish do të kërcente në lumin e Vardarit ose do të bënte diçka tjetër dramatike që të shpëtojë tjetër jetë, Samiu thotë: “Me shpirt e pres ditën kur duart e mia do të shpëtojnë edhe ndonjë jetë”, e përfundoi bisedën heroi nga Krushopeku i Shkupit./Yll Press/.

Heroi shqiptar nga Shkupi, Sami Nuredini shpëtoi një vajzë në lumin Vardar



hallal i koft djaloshit