Kombëtarja e Kosovës në pingpong për të rinjtë përgatitet për Kampionatin e hapur që mbahet në Suedi nga 24-28 shkurt në Suedi. Nehat Çitaku, sekretar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, ka thënë se Kosova do të përbëhet me këta pingpongistë për Suedi: Ylli Prestreshi, Linor Çitaku (meshkuj) dhe Iliriana Haliti, Arbana Janjeva, Amare Janjeva (femrat). “Garueset e lartpërmendura i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhara për të marrë pjesë në Kampionatin e hapur të Suedisë për të rinjtë që do të mbahet në Orebro të Suedisë nga data 24-28 shkurt. Kosova do të ketë mbështetjen e Departamentit të Sportit të Kosovës për këtë garë shumë të rëndësishme”, tha Çitaku.