Ndihmë: Zemra e Erjonës dymbëdhjetëvjeçare dhe lufta e saj për mbijetesë

Erjona Duraku - pas operimit në spital

Erjona Duraku - pas operimit në spital

Në një dhomë të Klinikës Universitare të Giessenit të Gjermanisë, dymbëdhjetëvjeçarja Erjona Duraku përballet me luftën më të madhe të jetës së saj: që të mbetet gjallë. Ajo është një vajzë e brishtë, por  më e brishtë është zemra e saj e vogël. që çdo çast mund t’i ndal rrahjet.
E shtrirë në një dhomë të repartit të fëmijëve, me nënën që i rri pranë, Erjonën e mban gjallë vetëm shpresa dhe fjalët e mira se do të gjendet ilaçi për të. Për të dhe familjen e saj, në këto çaste të rënda, fjalët janë ngushëllimi i vetëm dhe ndihma e vetme që u ofrohet. Sepse, Erjona ka nevojë për transplantim të zemrës, e edhe për ndihmë materiale me të cilën mund ta përballoj qëndrimin në spital, operimin dhe shërimin.
Këto ëndrra zbehen para një viti e gjysem , kur vdes papritmas Shyqeri Duraku me 30.05.2008 në moshën 56 vjeqare nga një sulem ne zemër,ku ishte duke vallëzuar plot mbas 24 viteve ,prej vdekjes se nënes se tij,në darkën e organizuar nga kryeministri i Kosovës per profesorat e komunës së Klines , ku dallonte nga të gjith të pranishmit me vallzimin e tij aristik siq ishte edhe vet ne shpirt artisti dhe ku  ishte në nje nder momentet me të bukura te jetës se tij  .Pedagogu i njohur i artit figurativ i cili punoi dhe veproi  ne Suharekë per 15vite,e  Klinë per 20 vite. Mungesa e njeriut i cili tek gjeneratat të shumta të nxënësve e kultivonte dashurinë për të bukurën, për idealin dhe koloritin e jetës, ishte plagë e rënd për gjithë rrethin, e sidomos për fëmijët e tij të rinj Debatikun (student në Fakultetin Ekonomik),: Ermalin (student në Fakultetin e Mjekësisë), Arbanin (nxënës në Shkollën e Mesme) dhe Erjonën (nxënëse në Shkollën Fillore). Me vdekjen e Shyqeriut, nëna Xhylije humbi dashurinë e jetës së saj.

Erjona me nënen e saj në spital pas operimit

Pedagogeja e matematikës, e cila tek fëmijët dhe nxënësit e saj e zhvillonte ndjenjën e përsosmërisë dhe të së vërtetës, kuptoi se idealet e saj në Kosovën e sotme janë thjesht një ëndërr utopike. Jeta këtu është bardhezi, përsosmëri nuk ka, ndërsa e vërteta të shumtën e herëve është e hidhur. Me këtë zhgënjim ajo ballafaqohet sidomos sot.
Akoma pa u shëruar plagët e mungesës së bashkëshortit dhe të prindit të devotshëm, Erjonës së vogël nisën t’i shfaqen komplikimet në zemër, të cilat fatkeqësisht mund të zgjidhen vetëm me transplantim. Me ndihmën e familjarëve të largët dhe gatishmërinë e Qendrës Klinike në Giessen për ta pranuar, Erjona transferohet në Gjermani.
Por, ky udhëtim nuk e zgjedh problemin e saj. Qëndrimi i saj në Spital kushton, pasi kurimi i saj i vetem është transplantimi i zemres qe familja Duraku ëndërron se do të ndodh.
Pos pranisë fizike, ledhatimeve dhe fjalëve shpresëdhënëse, ajo nuk mund të bëj asgjë për vajzën e vetme e as për tre djemtë që i ka lënë vetëm në Kosovë (dy nga të cilët – meqë nëna e tyre tashti është e papunë – i kanë ndërprerë studimet, për t’i dal zot vetes e Arbanit të vogël).
Në moshën kur çdo fëmijë do të duhej të kuptojë se sa e bukur e sa e ëmbël është jeta; në moshën kur çdo fëmijë ndërton ëndrrat për të ardhmen; Erjona kërcënohet pothuaj çdo ditë nga vdekja. Ajo e do lojën, por nuk ka forcë ta shijoj. Ajo dëshiron të jetë e njëjtë, si të gjithë moshatarët dhe shokët e klasës që i ka lënë në Kosovë, e nuk mundet: sepse dita e re për të nuk është gjë tjetër pos edhe një betejë për të mbetur gjallë.
Por, ajo është shumë e vogël që të dijë se ç’është lufta, e edhe më e vogël për të kuptuar se lufta e saj për mbijetesë – kur ndihma mungon – ka shumë pak gjasa të fitohet. Ndaj, në këto çaste, Erjona dhe nëna Xhylie kanë vetëm njëra-tjetrën. Ushqimi i vetëm shpirtëror i një bije dhe një nëne , është shpresa dhe besimi se humanizmi nuk do të mungojë, se ndihma do të ofrohet dhe se familjen e tyre do ta presin ditët e mbara.
Jeta duhet të kthehet në familjen Duraku. Erjona e meriton këtë. Këtë e meritojnë edhe vëllezërit dhe nëna e saj.
Ju lutemi ne emer te Erjones dhe Familjes Duraku ti ndihmoni sa do pak, sepse qdo cent i dhene do ta shton shpresen per jete dhe  te rrahuren e zemres se vogel te Erjones.

Besojme se ketyre fjaleve do tju kishte bashangjitur dhe babai i Erjones po te ishte i gjalle.
                                                Ndihmoni!
 
Për brenda Gjermanisë:
Kinderherzzentrum Gießen
Commerzbank Gießen
Kontonummer.:     222 246 100
Bankleitzahl:     513 400 13
Verwendungszeck: Spende für Erjona Duraku

Për jasht Gjermanisë:
Kinderherzzentrum Gießen
Commerzbank Gießen
Swift: COBADEFF513
IBAN: DE81513400130222246100
Verwendungszweck: Spende für Erjona Duraku

—————————————————————————————–

Këtu po bashkangjes edhe një e-mail qe na ka shkru vllau i Eriones , Ermal Duraku:

Erjona  dikur kur ishte e lumtur si te gjith fëmijet. Ne mundë të ja ktheim kete buzeqeshje!

Erjona dikur kur ishte e lumtur si te gjith fëmijet.

Me falni per kohen qe do te ju a merr ky email .
Jam nje dajl nga Kosova,motra ime Erjona Duraku para 3 muajve u diagnostifiku nga nje semundje e rend e zemres ,fatkeqsishte ajo nuk kishte sherim ne Kosove sepse i vetmi shpetim i saj ishte transplanti i zemres ,keshtu me ndihmen e familjareve dhe gadishmerin e spitalit te Giesenit qe e pranuan si rast ne klinik ajo u transferua ne gjermani ne ket klinik .Keshtu qe ne gjith ket fatkeqsi ajo pat fatin e madh qe mrenda nje muaji te gjendet zemra per te keshtu qe me 16 janar ajo u operua dhe ju be transplanti i zemres .Por kjo nuk e zgjedh problemin e Erjones sepse nje transplant i zemres kushton shume qe familja jone nuk mund ta perballoj duke pas parasysh qe ne jemi tre vllezer ne moshe te re babai humbi jeten para nje viti kurse nena u detyrua ta nderprej punen per shkak te shendetit te Erjones.Sot Erjona gjendet ne spital mirpo i vetmi problem qe perballet ajo sot jane mjetet financiare(nese e keni parasysh qe sa mundet te kushtoj nje transplant i zemres ) keshtu qe edhe fakti qe e ka ba transplantin u zbeh se Erjona pa pare ne gjirollogari e spitalit as viza nuk i vazhdohet e Erjones patjeter i duhet te rrije atje afer spitalit se paku 1 vit e mos te flasim per shpenzimet e terapis qe duhet pas transplantit deri ne fazen rehabilituese.Ju lutem juve nese keni mundesi me na kontaktu edhe me na tregu nje menyre se si munde te kontaktojme me ju qe ta beni publik rastin te shqiptaret ne skandinavi,sepse ne besojme ne humanitetin njerezor edhe shpresojme se do te na dalin ne ndihme sepse qdo cent i dhen per te eshte i madhe per ne .ju lutem na kontaktoni kemi dokumentacion per te gjitha, me kontaktoni ne email edhe te gjitha do te ju a dergoj.Me respekt Ermal Duraku

Dokument (fax) që tregon se Eriona eshte e shtrirë në këtë spital

Me vëllaun e Erjones mundë të kontaktoni ne kete e-mail adres:
Ermal Duraku e-mail: ermal_d2@hotmail.com

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Feb 23rd, 2010 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

30 Responses for “Ndihmë: Zemra e Erjonës dymbëdhjetëvjeçare dhe lufta e saj për mbijetesë”

  1. lona says:

    erjona me vjen shum keq qe je e semur inshallaha do te sherohesh inshallaha do te sherohesh e do te shkosh ne shkoll te peshendet leona rexhaj ???? te deshiroj sherim sa me te shpejt

  2. Arta Ibraimi says:

    Nje Pershendetje Nga Kina Eriona Te Uroj Sherim Sa Me te shpejt zemer nga Arta Ibraimi

  3. Arta Ibraimi says:

    Pershendetje Jam Arta Nga Shqiperia Te Deshiroj Sherim Eriona Edhe Une Jam E Semure Prej Zemres Une Jam 9 Vjeqe Te Uroj Sherim Sa Me Te Shpejt… Me Respekt Arta Ibraimi…

  4. arjanita says:

    eriona te deshiroi suksese dhe ishalla te kalon

  5. erjonnaaa says:

    ISHALLA SHEROOHESH bukuroshe

  6. tina says:

    eriona te uroj sherim sa me te shpejt me gjith zemer po te ishe ti i vetimi femi ne Kosove qe ke nevoj per sherim po ka edhe ka shum femij tjer qe presin n dihmen e ton po qoft ne dot te zotin te te ndihmon ndonjekush se nuk ka mundesi qe te sherojm na vjen shum keq me Rrespek Florentina edh te uroj sherim sa me te shpejt Eriona Duraku

  7. anisa says:

    te uroj sherime te mbara zemer

  8. shqipdona says:

    hej une nuk di se jam e vogel 13 vjetqe jom jam nga presheva..Nese muj me iju ndimu muj po spo kam qka me ba edhe une jam veq vet me dajen tem daja im ma ka qu fizene dhe jam medajen tem tash e tutuje ne gjermanu..eriona te uroj sherim sherimmmmmmmmmmmmmmmm sa ma te shpejt te dua shum dhe Ishe 1 vajz shum e bukur Mos u marakosni se i bahet qarja ..po me hek.ok kaloni mir tung.

  9. mira says:

    erjona te uroj sherimte shpejt………ciao

  10. leonora says:

    pershendetje ju peshendes nga zemra te gjitheve
    dhe ju kisha sugjeru qe te gjith ju qe keni mundesi ti ndihmoni bejeni kete dhe mos e lini ne ndergjegjen tuaj qe ti ndodh diqka e keqe nje vajze te vogel qe ka deshire ta shijoj jeten,ngase eshte mekat i madh qe dikush ta humb jeten per shkak te parave,mos te ju dhimbsen edhe per ta dhene centin e fundit ngase Zoti eshte i madh dhe nuk i dihet kur do tju shperblej

  11. eriona says:

    eriona me ndihmen e allahut dhe te mjekve dhe te gjith shqiptarve ju do te sheroheni ishalla jeni me jet te gjate dhe te uroj te kthehet gezimi ne shendetin tond edhe un e kom operu djalin 3 her binak me vajz eshte po me emer te allahut eshte mir prandaj te uroj nga zemra sepse e di qka eshte operimi flm ne mirkuptim

  12. rinesa says:

    te uroj sherim te shpejt erjona je nje vajze shum e mire po qe se do te mund te ndihmoja gjithsesipor nuk di si ku dhe kur me vjen shum keq per te dhe dua qe ajo vajz te sherohet prandaj per te do te lutem nat e dit

  13. shkelqim says:

    shum po me vjewn keq ama duhet mi ndimu kesaj vajze ishalla sherohet

  14. Linda says:

    hej me vjen shum keq qfar ka ndodh me motren tende dhe ishalla i ndimon zoti.
    une edi qysh esht me pas te smuarin ne familje dhe kam deshir me ju ndimu une Jetoj vet ne Giessen ne gjermoni dhe kam qef me vizitu ket vajzen ne spital edhe me fol me te nese ka mundsi ma kthen nje leter ne emailen teme dhe kommunikojm Aty…
    ———————————-
    koment nga redaksia albanord.com
    Përshëndetje Linda
    Të dergova një email me disa të dhena,në qoftë se ke nevoj ende per me shum informata, mos hezito na kontakto
    Me respekt
    Albanord.com

  15. bleona says:

    ejani ti ndihmojm erjones sepse edhe ajo ka deshir te jetoj sikurse ne femijet shpresoj se ne familjen duraku te ket nje lumturi edhe erjones i uroj sherim te shpejt

  16. erjon shoqja ime me e ngusht dhe me e mirme mungon shum jo vetem mua por te gjith klases vI2 klasa jon nuk esht e hareshme si dikur te gjitj i mbajm shpresat qe te sherohesh e te vish perseri ne mesin ton …tina i miss you..

  17. erjon shoqja ime me e ngusht dhe me e mirme mungon shum jo vetem mua por te gjith klases vI2 klasa jon nuk esht e hareshme si dikur te gjitj i mbajm shpresat qe te sherohesh e te vish perseri ne mesin ton …tina i miss you

  18. Vijona Gashi says:

    Erijona shoqe e dashur sa shume me mungon shoqeria jote ne shkoll ,klasa jone nuk eshte me si me pare shoqe e dashur shpresoi qe sa me shpejt te sherohesh e te vish e te na gezosh..Te duam shum …VII-2

  19. Valëza Gashi says:

    Erijona zemer te deshiroi sherim sa me te shpejt :D

  20. Filloreta (Abazi)Alija says:

    Ky rast me preku shume ne zemer.Edhe djali im ishte po ne te njejten moshe si Erjona por per ate ishte gjdo perpjekje e kote kur ai se bashku me dy te afermit e tij e humben jeten tragjikisht ne Suhodoll te Mitrovices per deri sa ata ishin duke luajtur ku u perplas nje kamion ne shtepi dhe u shua jeta e te treve..Edhe une do ta ndihmoj Erjonen sepse nje vajze te tille e deshiroja gjithmone ta keme.

  21. lindita says:

    Ishim Brucoshe dhe Cimere ne vitin 1981 me Mamin e Erjones.Deshiroj ti ndihmojme voglushes qe te rritet dhe edhe ajo nje Dite te behet Brucoshe ne Univerzitetin e Prishtines.

  22. ALBERINA FONIQI says:

    Ju lutem kush ka mundesi ta ndihmoj Erjonen ndihmojeni ketë shpirt te vogel.me respekt alberina

  23. Fitore says:

    Hajde te ndihmojme! Mendoni se neser apo pasneser mund te i ndodh nje familiares tone. Erjones i deshiroj sherim te shpejt dhe nenes te vet i deshiroj te gjene shum mbeshtetje nga njerzit ne keto momente te veshtira. Shum respekt per burrnien e saj, me te vdek burri para ni viti edhe mu kan aq e fort me perballu kesi semundje per femien e vet e duke pasur 3 femije ne kosove pa te ardhura. Mu kan babe e nane vetem ni person. Ishalla ndihmone qdo njeri qe degjon per ket lajme. I deshiroj edhe femive te saj ne kosove mbeshtetje psiqike dhe financiare.

    Ndihmoni

  24. Merita says:

    Pershendetje per te gjithe shqipetaret kudo qe jane !
    O vllezer e motra shqipetare ,kudo qe jeni ejani te bashkohemi e ti ndihmojme ketij engjulli te bukur se kesja se pari i paska ndihmu zoti qe paska pas fatin te jetoj .Ejani te tregojme qe ne jemi per njeri tjetrin dhe se braktisim njeri tjetrin ne kohen kur ka nevoj .

  25. Albulena says:

    Ju pershendes,

    jam mundua me u kontaktu me vellaun e saj permes i-netit rreth kesaj teme por nuk pata sukses?!
    Pata thjeshte deshire disa informata te i marre. Erjones se vogel i deshiroj sherim sa me te shpejt…

    ok tung nga albulena

    ——————————–
    Përgjigjeje nga Albanord.com
    Albulena të faleminderit që je interesu . Pasi kontaktova me Ermalin (vëllaun e Erjones) aj me tregoi qe ke kontaku edhe me Ermalin edhe me përsonat që përkujdesen për Erjonen në spital në gjermani.

    Të gjithë përsonat që jan të interesuar të kontaktoin me familjen e Erjones mundë të më shkrujn email redaksia@albanord.com dhe ua jap numrat e telefonit dhe adresen e spitalit

  26. erodita says:

    mos na lini vetem ejani qe te gjith me ndihmen e juaj ta ndihmojm vajzen e vogel

  27. Albanord.Com says:

    Përshendetje Suzana!
    Nga Kosova dhe nga ter bota mun te dergohen ndihmat ne keo te dhena bankare:
    Për jasht Gjermanisë:
    Kinderherzzentrum Gießen
    Commerzbank Gießen
    Swift: COBADEFF513
    IBAN: DE81513400130222246100
    Verwendungszweck: Spende für Erjona Duraku

    Ose këtu mundë të kontaktoni vellaun e Erjones që gjendet student ne Kosovë Ermal Duraku – emaili: ermal_d2@hotmail.com

    Me respekt
    Bashkimi

  28. Suzana says:

    Pershendtje nga Peja a kish pas mundsi mem tregu ma hollsishte si mej ndihmu ne prej Kosoves Eriones,nese bane fare imelle me pas te juven,me kontaktu nihere me ju.Eriones i deshiroj sherim sa me te shpejte.

Posto një koment:

Insert 160x600 ad code for Inner page here