Artisti Sislej Xhafa njihet për instalacionet e tij gjiganteske. Ai bën poashtu skulpturë, video, fotografi dhe performancë. Një mori krijimesh i realizoi gjatë kohës kur jetonte në Itali. Atje takoi njerëz të cilët do të zënë vend në veprat artistike të Xhafës. Kur e vrejti se edhe vet shihej si një i huaj nisi të mirret me stereotipe dhe në veprimtarinë e tij filloi të trajtojë paragjykimet dhe frikën mbi të panjohurën. Nganjëherë ai vë në fokus pushtetet gjë që e shoqëron me humor dhe ironi.
Ekspozita e Sislej Xhafës në Röda Sten në Göteborg quhet ” 2705 baci” , kurse fjala baci në italisht do të thot puthje.
Veprat që ekspozohen: Një bust që ai e quan Silvio Berlusconi. Berlusconi këtu nuk na del me buzëqeshjen e tij të rëndomtë, por këtu duket serioz si të ishte Zot.
Pastaj mund të shihni fotografinë e një njeriu që bën gjumë.
Vepra quhet Futur of Old. Njeriu në gjumë ka prejardhje nga Maroko, pra nga një kulturë tjetër ashtu si edhe vet autori i veprës.
Nga një sallon aty afër vie një zë i një melodie italiane.
Vepra dhe melodia mbajnë emrin Volare. Në video Sislej ka lyer flokët, mban mustaçe të holla dhe ka veshur një kostum me kutia. Këndon me zë të lartë dhe i shtrinë duart duke dashur të paraqes kështu një pjesë të italianit tipik.
Pjesa tjetër e veprave ka të bëjë me pikëpamjet tona për njerëz të ndryshëm dhe si nganjëherë mund të gjykojmë gabimisht për ta.
Në fotografinë Again and Again duket një orkestër nga Antwerpen. Anëtarët e orkestrit mbajnë kapuç të zi hajdutësh. Duken sikur t´ishin terroristë tipik apo ashtu siç mundet dikush ta merr me mend se mund të duket një terrorist.
Ndërkaq në filmin Skinheads Swimming lahen dy skinhedsa pranë një fontane. Ata puthen duke qëndruar larg të vërtetës së përshkuar nga dhuna. Kjo vepër ka të bëjë pikrisht me stereotipet e ndryshme në shoqëri.
Filmi Beh-rang paraqet një biçikletë duke u djegë. Siç thuhet rëndom, flaka paraqet dhunën, por nganjëherë edhe sjell pastërti dhe mund të shërojë. Në vend se të ecin rrotat përpara, është flaka, pra dhuna që në disa moemnte të caktuara që ia zë frymën zhvillimit shoqëror.
Ekspozita do të jetë e hapur në Röda Sten në Göteborg deri më 18 prill./Shuquri Sejdijaj/.