Udha

Udha

Mos ma prej udhën
Ka qenë e gjatë, tatpjetë e përpjetë
poshtë e lartë, humnera e maje ,e drejtë, e shtrembtë, e keq, e mirë
Po e imja ka qenë e është, se unë vet e zgjodha
Mos ma prej udhën,
se e di ku merrë fund.

U shembë, e u ngirtë, e u ngjallë, e u kallë
Shumë herë mbeta në udhëkryq
pa ditur kah t´ja mbaj
por kurrë nuk shkalova
gjithëherë qëndrova në udhën time të mbarë

Në u takofshim diku, më bë shoqëri
bëjmë bashkë atë copë udhe që duam unë edhe ti
nëse e gjejmë njëri tjetrin – është mrekulli
e nëse jo, ndahemi me miqësi.

Ejup Ramadani, tetor 2009

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: