15 vjet me Shkollën Shqipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë

”E ARDHMJA E FËMIJËVE VARET NGA MËSUESI I  MIRË  DHE BASHKËPUNIMI ME FAMILJEN “

Shkolla shqipe “Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë kremtoi 15 vjetorin e themelimit të saj me një program të pasur kulturoartistik.

Programi ishte i pasur dhe shumë cilësor me pjesëmrrjen e nxënsëve të kësaj shkolle me këngë dhe recitime të udhëhequr nga mësuesi Imri Trena, ndërsa këtë program e pasuruan edhe më me pjesëmarrjen e  tyre edhe grupi folklorik “Rilindja” nga Oslo dhe grupi i muzikor “Ilirida” po ashtu nga Oslo. Pjesëmarrës në këtë kremtim ishin edhe shumë shoqata dhe aktivst nga radhët e bashkëatdhetarëve tonë në Norvegji por pjesemarrja e bashkëkombasëve tonë nga Suedia repektivisht nga qyteti Borås edhe më ia shtoj vlerën këtij  manifestimi të kremtimit të 7 Marsit Ditës së mësuesit dhe 15 vjetrorit të fillimit të ë punës së Shkollës së Shqipe “Naim Frashëri” në këtë pjesë të Skandinavisë pra në metropolën norvegjeze në Oslo.

Në organizimin e manifestimit ishin angazhuar pos mësuesve të gjuhës amtare edhe shoqatat shqiptare ë cilat verpojë në kryeqyetin norvegjez si dhe Qendra Islamike e cila këtu jep një kontrubut të cmuar në organizmin e mësimit plotësues dhe jetës kulturore të bashkëkomabsëve tonë në këtë pjesë të botës.

Në fjalën e tij mësuesi Imri Trena përmendi se ”E ardhmja e një fëmije varet nga një mësues i mirë, në detyrën e tij, ku këtë detyrë nuk mund ta kryej si duhet asnjë njeri tjeter perveq  se mësuesi, i cili është mirë i përgatitur për këtë profesiontë fisnik të tij”. Por ai shtoj se kushtet për zhvillimin normal të punës edukativo arsimore nuk janë në nivel por duhet angazhim shumë i madh i të gjithë ne së bashku për realizimin e ketij misioni sa me vlerë e fisnik që kemi.
Pastaj ai përmendi se është shumë me rëndësi bashkëpunimi mes shkollës famljes sepse këta dy faktor luajnë rolin krysor ne ngritjen dhe edukimin e fëmijës në kushtet e sotme të jetës.

Nga ana e organizatorit të manifestimit të dalluarave iu ndanë mirënjohje për punë e zellshme në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës, por edhe pati shperblime edhe për prindërit të cilët tregojne kujdes dhe respekt për shkollën si dhe për të gjithë ata të cilet në një aspekt ndihmojnë apo i gjendene  pranë shkollës shqipe këtu në mergim, e mu për këtë u tha se ata  janë të shumtë ku duhet falenderuar për respektin dhe ndihmen që japin si në aspektin material ashtu edhe në ate moral.

Të pranishëm në manifestim ishin edhe shumë fytyra të njohura të jetës kulturore shqiptare nga Norvegjia si poet, publicist, adhurues të fjales së shkruar dhe të arsimit shqip e në mesin e tyre edhe Kryetari i komunës së Kacanikut Xhabir Zharku.

Mnaifestimi mbyllë me ndrajen e mirënjohjeve dhe falenderimeve për ata të cilët përkujdesen për mbajtjen gjallë të gjuhës së ëmbël shqipe dhe kulturës e traditës shqiptare këtu në veriun e largët .

Nga Sokol Demaku

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Mar 9th, 2010 and filed under Norvegji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

2 Responses for “15 vjet me Shkollën Shqipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë”

  1. rta says:

    uuuuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaa s kom mujt mi lexu krejt hyhyh

  2. Per ata qe deshirojn te shikojn me shume fotografi nga ky kremtim vizitoni gallerin ketu: http://albaner.no/gallery/album/7-marsi-2010-oslo

Posto një koment:

Insert 160x600 ad code for Inner page here