Beogradi të bashkëpunojë me BE-në për çështjen e Kosovës

Bashkimi Evropian duhet të sigurojë prezencën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencën e Sarajevës në qershor, ndërsa ky takim duhet të miratojë edhe rezultate konkrete, ka deklaruar në një intervistë për “Deutsche Wellen”, ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt.

I pyetur nëse situatën me Kosovën e sheh si pengesë të mundshme në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Bildt tha se nga Beogradi nevojitet një bashkëpunim praktik me BE-në për çështje të caktuara.

“Kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, përgjigjja është se për momentin, të gjithë nuk pajtohemi rreth kësaj. Mirëpo, ne duhet të punojmë së bashku, me gjithë mospajtimet tona”, është shprehur Bildt, i cili në qarqet e Beogradit konsiderohet se “lobist serb”. /qik/

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Mar 23rd, 2010 and filed under Suedi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

1 Response for “Beogradi të bashkëpunojë me BE-në për çështjen e Kosovës”

  1. se ski nevoj per kosoven me bisedu a kshyre vendin tand qysh po shkatrrohet se ka met met vetem pashallaku i beogradit

Posto një koment: