ÇKA BËJNË POETËT?

ÇKA BËJNË POETËT?

Shpeshherë
i bejë pytje vetës:
Kush ka forcën,
dhe pushtetin,
të ruaj rimën në poezi?
Kush është ai,
që të fton në argumentim?
Kush krijon kujtimet,
kush shprehë ndjenjat,
kush hap zemrat,
kush krijon ura,
e dashuri?
Shpeshë herë pyes vetën,
po pyes kush?
Kush krijon radhët,
mes fjaleve në fjali,
kush ngutet me shpejtësi,
të kuptoj rreshtin e ri,
kush të jep forcë
për ditën e re,
për kohën,
për pushim e freski?
Shpeshë herë pyes
se kush është ylli yt,
kush të jep forcë ne jetë,
kush të benë të flasësh,
kush të krjijon kujtime?
që shtegtojnë në fjalë,
që të bejnë të flasish,
të komunikosh.
E i ri e i vjetër
Të adhuron me shpirt.

Ti je yll,
ti je forcë e mahnitshme
që buron nga brenda
dhe shpërthen si vullkan
nga jashta
e nuk fashitesh
O, poet!

Sokol Demaku

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

1 Response for “ÇKA BËJNË POETËT?”

  1. tuti says:

    jam nje poete e mir tash jam ne londer pas nje jave do te shkoj ne new york
    do te behem nje poetee e fanshme ahahhhahhhha

Posto një koment: