Një vajzë 14 vjeçare nga Bjästa, vitin e kaluar ishte dhunuar nga një djalë 15 vjeçar në WC-në shkollës. Kjo pastaj kishtë paditur djalin e cili u dënua nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme.
Edhe pse djali u shpall fajtor nga të dyja këto gjykata, të gjithë në Bjästa ia kthyen shpinën vajzës. Shoqëria në shkollë, mësuesit dhe prifti i fshatit, të gjithë e shikonin me nënçmim dhe vajza u detyrua të largohet nga vendlindja.
Të gjitha këto dolën në pah pas programit të televizionit suedez Uppdrag Granskning ku u tregua se si e tërë popullata e Bjästes i ktheu shpinën vajzës 14 vjeçare vetëm pse paditi dhunuesin e vet.
Një grup në mbështetje të djalit që dhunoi ishte krijuar në Facebook dhe mblodhi rreth vetes 4000 anëtarë, përmes të cilit viktimës i dërgoheshin komente nga më nënçmueset.
Mirëpo, pas programit Uppdrag Granskning të gjithë në Bjästa thonë se janë penduar, grupi në FB kundër vajzës u mbyll dhe në vend të tij u hap një në mbështetje të saj i cili vetëm pas 24 orëve kishte arritur të mbledh rreth vetes mbi 30 000 anëtarë.
Kreu i kishave suedeze pranoi qindra padi kundër priftit të Bjästes, i cili thotë se është penduar dhe se dëshiron t’i kërkojë falje vajzës./SRI/.