Ftesë: Shkolla shqipe ne Oslo, kremton 15 vjetorin…

Udhëheqësia e shkollës shqipe “NAIM FRASHËRI” në Oslo, fton të gjithë punëtorët e arsimit, ish nxënësit së bashku me prinërit e tyre si dhe bashkatdhetarët e Oslo-s me rrethinë që të marrin pjesë në kremtimin e 15-të vjetorit të themelimit të shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Oslo.

Ky manifestim do të mbahet në ditën e diel më 7 mars 2010 në shkollën Grorud në orën 13:00.

Adresa: GRORUD SKOLE, Grorudveien 4; OSLO

Ky kremtim do të begatohet nga programi me recitime, këngë e valle të pergaditur nga mësuesi Imri Trena me nxënësit e shkollës.

Pjesëmarrja juaj do ta gjallërojë dhe madheshtojë këtë manifestim.

Përzemërisht, nga udhëheqësia eshkollës shqipe “Naim Frashëri”-Oslo./albaner.no/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Mar 4th, 2010 and filed under Norvegji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

1 Response for “Ftesë: Shkolla shqipe ne Oslo, kremton 15 vjetorin…”

  1. Valbona Kastrati-Shahini says:

    Ju uroj 15 vjetorin e themelimit te shkolles dhe ju deshiroj pune te mbare edhe me shume vite te ardhshme, si dhe te jeni krenare per kontributin qe gjithe mesuesit japin per nxenesat e tyre qe te pervetesojne gjuhen amtare dhe te mos harrojne identitetin e tyre. Dhe nje dite edhe ne te jemi krenare me ardhmerin e nxenesve.

Posto një koment: