I mërguar

I mërguar

Një rrugë e gjatë, e largët nga vatra
nga aty ku edhe pa zjarr ngrohtësi ka,
Këtu ku vlon zemra, zjarr malli në zemër
dhe të ngrinë gjaku, këtu i mërguar.

Tani, unë nuk jamë ai që shpiku mërgimin
por jam njëri nga të shumtët që përjeton
agimet e dhimbëshme e të trishtueshme,
derisa prishë ëndrrën nëpër të cilën je në atëdhe.

Ëndërr e venitur, për sejcilin që u nisë
për t’u kthyer një ditë aty nga është nisur,
i lodhur nga jeta, i përbuzur nga malli
i goditur cdo ditë, nga fjala i huaj!

I trazuar në ndjenja mllefi
luftoj me vuajtjen si të jetë drangua
mundohem të jamë i gëzuar, përqafoj flamurin
dhe filloj të qajë kur sheh, se jam i mërguar.

Fëmijët rriten ndryshe nga si u rrita unë,
fëmijëria e atjeshme, më ka mbet kujtim i mjegullt
e tani e kuptoj se vitet ikën shumë shpejt
fëmijët janë rritur e më pyesin me dilemë nga janë!

I huaj në vend të huaj ku dallohesh
derisa mundohesh për të bër dy jetë në një,
sikur je Ai nga ku ke ardhur dhe Ky tani ku je,
I mërguar, dënimi më i madh që ke mundë ta marrësh.

Arbër Ibrahimi

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: