Kështu

Kështu

Në saje të vuajtjes
i heshtur jo pse dua por
se zgjidhje nuk kam,
dëfrej vehtes pikëllimin.
Shpesh nga mbrënda
përmes dirtares shikoj jasht
dhe pyes me veten
ku nisë dhe ku përfundon liria.
Në gjithë këtë lëmshë jete
në ëndrrën e rinisë së flakur tutje
nuk dua të jem në ego
dhe porosis pasardhësin tim
rrugën time të mos e zgjedhë.
Në këtë barrë që kam mbi supe,
për ardhmërinë e pasardhësit tim
në udhëkryqin e zgjedhjeve të shumta
cila ka kuptim më të mirë?
Dështimet e mia
nuk i shoh më si sfidë
sepse pësimet janë të rënda
dhe unë humbi ekulibrin e ndjesisë.
Kur mendoj me veten,
ofshamë të thellë lëshoj
edhe pse me veten flas
ngris zërin ndoshta mendimet e kthjellta
do t’më ndëgjojnë në ato çaste,
derisa në skajin e dhomës
me kokë të ulur gjysma tjetër e imja
rënkon nga mendja ime trubullt.
Ajo nuk ka faj dhe unë di mirë
se derisa ajo kërkon forcën time
zbehja më vie në fytyrë
zëri më shterret.
Në një kulm që hije të trazuara
ndjekin të kaluarën këmba këmbës
një rreze ndriçon më tej që bënë dritë
në dritare më shkruan e ardhmja.
Kam vendosur që hijet ti lë
le të ndjekin të kaluarën,
unë do të kapi rrezen që përmes dritares
bie në fytyrën time
që më heq të zbehurën
buzëqeshje më jep,
derisa shikoj gjysmën tjetër
ajo forcë më jep kur ngritë kokën,
pasardhësi im më kthen përgjigje
dhe më quan të marr,
ai tani më ka gjenet e mia
rrugën time ka zgjedhur që nga fillimi.

Arber Ibrahimi

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: