Në fshehje

Në fshehje

Sot dita, si dje kalon
duke pritur të nesërmën
me shpresë se do të jetë
ditë me fat, do të ndryshohet dicka.
E nesërmja vie
dhe kjo si ajo dje, aspak
nuk ka ndryshuar, as fati.
Bote e izoluar dhe në vend të mureve
na rrethon frika dhe pasiguria
frikë nga e nesërmja,
të pasigurt në të sotmen.
Përgjigje, më shkojnë shumë
nëpër këto mend që dojnë të ikin,
si të dijë cila është e qëlluar.
Grua të lutem mos më pyet,
dhe unë do të doja të dija
fundin e kësaj fshehjeje por,
nuk e dijë se dhe ku të fshehemi.
Fëmijët nëse pyesin
thuaj kjo është një lojë,
dhe në të pytshin cila,
thuaju:
e re por që të tjerët e kan luajtur para nesh.
Trishtim të shtrihem për t’bërë gjum,
nuk mundem të flej
sepse nuk guxoj të zgjohem në mëngjes
do të më pyesin a do të shkojnë
sëpaku sot në shkollë.
Të i gënjej
do të lëndohen në zemër,
të jem i sinqert
do të lëndohen në shpirt.
Dhe loja e tyre nuk i gëzon,
liria e tyre është e përkufizuar
derisa në botën e tyre fëmijërore
bota askund nuk ndahet me kufij.
Ditë e më pak i shikoj në sy
ditë e më shumë ndjehem fajtorë
sikur më gjykojnë me shikimin e tyre
të përvuajtur si të fshehur që jetojnë.
Ditë e më pak ndjehem i fortë
ditë e më shumë ndjehm i trishtuar
sikur më mallkojnë që janë të fshehur.
Grua moj,
rinia jote pamëshirshëm shkon
fshehja të ka lodhur në shpirt
më fal e dashur, unë ndjehem i pafuqishëm.
Nuk të qaj për një të nesërme më të mirë
por për vuajtjen që ke sot
derisa në fshehje, i fsheh lotët.
Jetojmë me castin,
sikur jeta nuk eksiston
kemi flakur tutje gëzimin
pa dashje jemi bërë robë të fatit.
Refugjat,
i pastrehë në vend tëndin
i pastrehë në vend të huajin,
fsheha vuajtjen atje ku isha
po fshehi vitet këtu ku jamë.
Fëmijët ngjyrat të vrazhda
përdorin në vizatimet e tyre
shprehin mllefin në nuanca të mbyllta
do të mbajnë kujtime të trishta.
Ti e përlotur më thua të ngriti kokën
derisa unë e dijë se ti e ke kuptuar,
I thyer jam në shpirtë
si ju mbaj të fshehur vuajtjen.
Fshehi tërbimin sa jam në fshehje
që më fsheh nga jeta ime
që lumturinë me mer
duke fshehur mundësinë
që e fshehur është.

Arber Ibrahimi

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Posto një koment: