Nju Jork: mbytet në një puset një 17 vjeçar nga Kosova

I mbyturi quhet Amir (Vesel) Zeqiri, dhe është nga Drenica, Republika e Kosovës dhe ai humbi jetën në një puset (gropë) e ujërave të zeza në qytetin Smithtown – Long Island

Amir Zeqiri

Amir Zeqiri

LONG ISLAND – NEW YORK : Në natën së dielës, teksa shkonte të hidhte mbeturinat e lokalit, papritmas Amir Zeqiri ra në një gropë e ujërave të zeza dhe vdiq në vend. Kështu njofton policia lokale e qytetit Smithtown në Long Island. Viktima është një 17 vjeçar nga një fshat i Drenicës dhe ai quhet Amir (Vesel) Zeqiri. Ai ka rënë tragjikisht në një pellg të hapur, prapa një shitoreje kafe- ëmbëlsira Dunkin Donuts në qytetin Smithtown – Long Island, qytet që ndodhet rreth 40 milje në lindje të qytetit të Nju Jorkut, njofton policia. Kushëri i parë i tij 14 vjeç, ishte brenda të njëjtit dyqan duke punuar, kur menjëherë i ka shkuar mendja se diçka mund të kishte ndodhur, kur Armiri nuk u kthye me kohë dhe shkoi për të kërkuar atë. Mirëpo kushëriri i tij thotë se e ka gjetur Amirin brenda gropës rreth 8 këmbë nën puset. Ai vrapoi menjëherë në një dyqan aty pranë për të kërkuar ndihmë, por kur ai u kthye së bashku me dy të tjerë, fatkeqësisht trupi i kushurirt të tij nuk ishte më i dukshëm në ujërat e pusetës. Rreth 75 punonjës të emergjencës, policë, zjarrëfikës, punonjës të ndihmës së shpejtë të mjekësisë, dhe ata të mirëmbajtjes së pustetave e kanalizimeve në qytet, pas më shumë se 30 minuta kërkim arritën dhe e nxjerrin të riun nga pellgu i pusetës dhe e dërguan menjëherë në një nga spitalet më të afërt, ku dhe ai u shpall i vdekur. Hetuesit e ngjarjes janë duke kryer hetimet dhe kanë planifikuar edhe një autopsi për viktimën. Policia tha se ishte duke hetuar vendin sesi puseta u la e zbuluar, pa shenjë dhe e pa rrethuar. Policia, thotë se kjo nuk është hera e parë, që dikush ka vdekur në një gropë ujërash të zeza në Long Island. Ky qytet ka shumë puseta të madhe në tokë rrethuar me gurë, për të filtrimin e ujërave të zeza dhe zakonisht ato janë mbuluar me një kapak, të rrethuara dhe me shenja. Një ngjarje e tillë ndodhi në qershor 2007, kur një kopshtar u mbytë pasi ra në një gropë ujërash të zeza afër shtëpisë së tij në lagjen Deer Park- Long Island. Në korrik 2006, një grua e shqetësuar që shkonte për të takuar e tezen e saj 76-vjeçare, u gjetë e mbytur në një gropë ujërash të zeza në oborrin para shtëpisë së vet në Huntington, 10-këmbë të thellë .

Vendi ku gjeti vdekjen djaloshi 17 vjeçar Amir Zeqiri

Vendi ku gjeti vdekjen djaloshi 17 vjeçar Amir Zeqiri

Amiri ishte një emigrant nga Drenica – Kosovë, i cili ka lënë pas vetes babanë hoxhë në xhaminë shqiptare në Long Island – Nju Jork, nënën dhe dy vëllezër. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindje – në Drenicë – Kosovë./Beqir Sina/.

Shpërndaje


Artikuj nga kategoria e njejtë

Postuar nga on Mar 3rd, 2010 and filed under Shqiptarët në Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response by filling following comment form or trackback to this entry from your site

Posto një koment: