Shko, mos u kthe,
Se nuk ke vend në këtë jetë
Shko nga ke ardhurë
Askush mos te të shohë!
Shko se njeri nuk je!
Nuk ke ndjenja, njerzi aspak
Nuk ke vend në këtë dhe,
Shko nga ke ardhurë
Se njeri nuk je!
Sa vështirë qenka, por realitet,
Se njeriu për njeriun qenka qiamet.
Po, po kanë thënë më herët,
E kanë provuar në jetë
Se njeriu për njeriun është …
Pop se bash në sojin tonë?
Të ndodhinë këto gjëra,
Se pak na shkatërruan barbar e sulltana
Por edhe vetë të kultivojmë këso gjëra.
Sa vështirë për njeriun,
Të jetojë me të pa njerin!
Sa vështirë në jetë, sa zi, sa tmerr
Të përkrahësh jo njeriun
Të krijosh terr!
Të zgjohemi nga apatia,
Ti mbledhim ment!
Se tani është koha për realitet!
Ta largojmë të keqën që na gjeti,
T`ia mbyllim derën për jetë!
Sokol Demaku